SHARE

Unë besoj fort se një mendje e lexuar është një nga armët më të fuqishme të njeriut. Të hulumtosh punën krijuese të studiuesve, shkrimtarëve e filozofëve të mëdhenj, në mendimin tim, të ndihmojnë në përmbushjen e dy misioneve të rëndësishme.

Së pari, në mendjen tonë bota nuk ka më kufij dhe ndarjet gjeografike nuk ekzistojnë; nuk ka nevojë për udhëtime transatlantike, sepse mendja juaj nuk njeh mure. E dyta, mund të lidhemi me të shkuarën, të tashmen, të ardhmen.

Është në natyrën njerëzore që dikush të mendojë se dhimbja e tij, mjerimi i tij, jeta e tij e vështirë në përgjithësi është e paprecedentë, askush nuk vuan më shumë se ai… deri në momentin që hap një libër dhe lexon.

“Librat më mësuan se gjërat që më torturuan më shumë, që më lënduan më shumë, janë pikërisht ato që më lidhën më shumë me njerëz që janë gjallë, me të tjerë që nuk janë gjallë”, – ka thënë James Baldwin.

Nëse leximi ju bën të ndiheni të vetmuar apo jo, të përgatitur, të mësuar… të gjitha emocionet janë të vlefshme. Stërvitni mendjen dhe shpirtin duke lexuar. Brezat e ardhshëm do të varen nga kjo!/botimeshqip

Elona Qose