SHARE

“Çdo njeri që kalon në jetën tonë është i veçantë: lë gjithmonë një pjesë të tij te ne dhe merr diçka nga jeta jonë me vete… Ndonjëri merr më shumë e ndonjëri më pak, por askush nuk ikën pa lënë asgjë. Kjo është përgjegjësia më e madhe e jetës sonë dhe prova e qartë që dy shpirtra nuk takohen kurrë rastësisht.” – Jorge Luis Borges

“Një bankier është një partner i cili u’a huazon ombrellën e tij gjatë ditës me diell dhe dëshiron të i’a kthesh prap në momentin që fillon të bie shi.” – Mark Twain

“E keqja që është në botë, pothuajse gjithmonë vjen nga injoranca dhe qëllimet e mira mund të bëjnë po aq dëm sa dashakeqësia, nëse atyre u mungon të kuptuarit.” – Albert Camus

“Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë, madje as problemet tona.” – Charlie Chaplin

“Ekzistojnë dy mundësi për ta shpërndarë dritën: të bëhesh qiri që ndriçon ose pasqyra që e reflekton.” – Francis Bacon

“Gratë ndonjëherë ju lejojnë të jeni të pandershëm ndaj dashurisë së tyre, por ato kurrë nuk ju lejojnë ta dëmtoni vet – respektin e tyre që e kanë për veten.” – Alexandre Dumas

“Inteligjenca është e bazuar në atë se sa e efektshme mund të bëhet një specie, në bërjen e gjerave për të cilat ato kanë nevojë për të mbijetuar.” – Charles Darwin

“Kam mësuar ta kërkoj lumturinë duke i limituar dëshirat e mia më shumë se sa duke tentuar t’i përmbush ato.” – John Stuart Mill

“Bota kështu siç e kemi krijuar, është proces i të menduarit tonë. Ajo nuk mund të ndryshohet pa ndryshuar edhe mënyra jonë e të menduarit.” – Albert Einstein

“Gjithkund njeriu e fajëson natyrën dhe fatin dhe pse fati i tij nuk është asgjë tjetër veç se pasqyrim i karakterit dhe pasioneve të tij, gabimeve dhe dobësive të tij.” – Democritus

“Frika është burimi kryesor i paragjykimit dhe njëri ndër burimet kryesore të mizorisë. Mposhtja e frikës është fillimi i mençurisë.” – Bertrand Russell

“Njerëzit e dijnë çfarë bëjnë; ata zakonisht e dijnë edhe pse e bëjnë atë që e bëjnë; por ajo që nuk e dijnë është se çfarë shkakton ajo që ata e bëjnë.” – Michel Foucault

“Ta lëmë dikë të shkojë na jep neve liri dhe liria është i vetmi parakusht për lumturinë. Nëse ne, në zemrat tona mbajmë diçka – zemërim, ankth ose ndjenjë të posedimit – ne nuk mund të jemi të lirë.” – Thích Nhất Hanh

“Ekzistojnë piktorë të cilët e transformojnë Diellin në një pik të verdhë dhe gjithashtu ekzistojnë piktorë të cilët me ndihmën artit dhe inteligjencës së tyre, një pik të verdhë e transformojnë në Diell.” – Pablo Picasso

“Emocionet e pashprehura nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura të gjalla dhe rikthehen më vonë në mënyra të trishtueshme.” – Sigmund Freud/filozofia.al