SHARE

Një murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun,
mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnia- kaloi rrugës së qytetit si ejll i arratisun…

Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,me buzë të holla të kuqe, dy gajtana pshertimet që mbysin
ma la der’ vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.

Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i ejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç’fat do kishte? Por dhe nga lutjet e saj ende s’i zbardhi drita.

O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n’ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t’i bij ferrit.

Unë dhe ti, murgeshë dy skaje po të një litari; të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit – lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t’dali, prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.