SHARE

“Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave.” – Ismail Kadare

“Të të dashurojn ose t’i dashurosh, kjo mjafton. Mos kërko asgjë më shumë. Nuk ka asnjë margaritar tjetër të fshehur, në këtë errësirë të jetës.” – Victor Hygo

“Dikush mund të bëhet mjeshtër i asaj që e bënë, por kurrë i asaj që e ndjen.” – Gustave Flaubert

“Budallenjtë e kanë një shprehi të të besuarit se çdo gjë që është e shkruar nga autorët e famshëm, është e mahnitshme. Sa më përket mua, unë lexoj vetëm për ta kënaqur veten dhe më pëlqejnë vetëm ato libra që i përshtaten shijes time.”- Voltaire

“Miqësia e shënon një jetë madje edhe më thellë se dashuria. Dashuria ka rrezik të degjeneroj në ankth. Miqësia kurrë nuk është asgjë tjetër veçse ndarje e përbashkët e gjërave.” – Elie Wiessel

“Sepse për të qenë i lirë nuk duhet vetëm t’i flakni zingjirët, por të jetoni në mënyrën e cila e respekton dhe e rrit lirinë e të tjerëve.” – Nelson Mandela

“Gjenialiteti është aftësia që në mënyrë të pavarur të arrihen dhe të kuptohen konceptet, të cilat në gjendje normale duhet të i’u mësohen nga një person tjetër.” – Imannuel Kant

“Secili që bie në dashuri, është në kërkim të pjesëve të munguara të vetes. Kështu, secili që është i dashuruar, pikëllohet kur e kujton të dashurin ose të dashurën. Është sikur të kthehesh prapa në një dhomë në të cilën i ke gjetur kujtimet të cilat nuk i keni parë për një kohë të gjatë.” – Haruki Murakami

“Ekzistojnë tre klasa të njerëzve: dashamirët e mençurisë, dashamirët e nderit dhe dashamirët e përfitimit.” – Platoni

“Ju nuk duhet të bëheni aq të verbër nga patriotizmi, sa që të mos mund të përballeni me realitetin. E gabuara është e gabuar, pavarësisht kush e thotë ose e bënë atë.” – Malcolm X

“Historia është plotë me lufta fetare; por, ne duhet të jemi të kujdesur ta vëmë re se nuk ishte shumëllojshmëria e religjioneve ajo që i prodhoi këto luftëra, por ishte shpirti jo tolerant, i cili ngjalli iden tek dikush se ai mund të bëhet kryesori.” – Montesquieu

“Ne e gjykojmë veten tonë nga ajo që ndihemi të aftë se mund ta bëjmë, përderisa të tjerët i gjykojmë nga ajo që ne tashmë e kemi bërë.” – Henry Wadsworth Longfellow

“Udhëtimi është fatal për paragjykimin, fanatizmin dhe për mendje – ngushtësinë dhe shumica prej nesh kemi shumë nevojë për të. Toleranca, mendja e shëndoshë, pikëpamja bamirëse e njerëzve dhe gjërave nuk mund të arrihet duke vepruar vetëm në një skaj të vogël të botës, për gjatë gjithë jetës.” – Mark Twain

“Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dim vlerën e gjërave.” – Arthur Schopenhauer

“Nëse e trajtoni një individ ashtu siç ai është, ai do të mbetet ashtu siç ai është. Por nëse e trajtoni atë sikur ai të ishte ashtu siç duhet dhe mund të jetë, ai do të bëhet ashtu siç duhet dhe mund të jetë.” – Johann Wolfgang von Goethe

“Është aq e vështirë të harrohet dhimbja, por është edhe më e vështirë të kujtohet mirësia. Ne nuk kemi plagë të lumturisë. Ahh sa pak mësojmë nga paqja!” – Chuck Palahniuk/filozofia.al