SHARE

“Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është edukim i plotë.” – Aristoteli

“Çfarë është liria pa dije dhe pa virtyt? Është e keqja më e madh e mundshme; sepse pa shkollim dhe kontroll ajo është marrëzi, ves dhe çmenduri. Ata që e dijn se çka është liria e virtytshme, nuk mund ta shohin atë duke u poshtëruar nga koka të paafta.” – Emund Burke

“Secilën kënaqësi që mund ta imagjinoj ose të cilën e kam provuar, është shumë më e këndshmë, më e kënaqshme, nëse atë e shijoni në gllënjënka të vogla, nëse i jepni kohë. As leximi nuk bënë përjashtim në këtë.” – Amos Oz

“Përpara tij unë nuk turpërohem, sepse ai më kupton. Ai që e ka gjetur njëherë vetveten, nuk mund të humbasë më në këtë botë. Dhe ai që ka arritur ta kuptojë njëherë njeriun brenda vetes, ai i kupton të gjithë njerëzit.” – Stefan Zweig

“Disa njerëz e kërkojnë kuptimin e jetës përmes dobisë personale, përmes mardhënieve personale, ose përmes përvojës personale. Megjithatë, mua më duket se të qenurit i bekuar me një intelekt për të zbuluar sekretet themelore të nayrës, i jep mjaftueshëm kuptim jetës.” – Michio Kaku

“Nëse e urreni një person, ju urreni tek ai diçka që është pjesë e juaja. Ajo që nuk është pjesë e vetes tonë nuk na shqetëson shumë.” – Herman Hesse

“Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, por njeriu i mirë e pranon atë kur e din se kursi i tij është i gabuar, dhe e riparon të keqen. I vetmi krim është krenaria.” – Sofokliu

“Varfëria e një demokracie është më e mirë se gjithë pasuria në një aristokraci apo në një diktaturë, sepse liria është më e mirë se skllavëria.” – Demokriti

“Është preokupimi për posedime, ajo që më shumë se çdo gjë tjetër, na pengon për të jetuar lirshëm dhe me bujari.” – Bertrand Russell

“Asnjëherë mos e pretendo një dashuri të cilën nuk e ndjen vërtetë, sepse dashurinë ne nuk mund ta komandojmë.” – Alan W. Watts

“Ai që është mizor me kafshët bëhet gjithashtu i vështirë edhe kur ka të bëjë me njerëzit. Ne mund ta gjykojmë zemrën e njeriut nga trajtimi që ai ua bënë kafshëve.” – Imannuel Kant

“Ata që i edukojnë fëmijët duhet të nderohen më shumë se sa ata që i bëjnë fëmijët, sepse ata që i bëjnë vetëm u japin jetë atyre, ndërsa ata që i edukojnë ua mësojnë artin e të jetuarit mirë.” – Aristotle

“Lutja nuk është kërkesë. Lutja është përgjërimi i shpirtit. Është pranimi i përditshëm i dobësisë së tjetrit. Në lutje, është shumë më mirë të kesh zemër pa fjalë, se sa fjalë pa zemër.” – Mahatma Gandhi

“Unë nuk jam i mërzitur sepse ju më keni gënjyer. Unë jam i mërzitur sepse më nuk mund të ju besoj.” – Friedrich Nietzsche

“Kur dëshpërohem gjithmonë e kujtojë se gjatë gjithë historisë, e vërteta dhe dashuria gjithmonë kanë fituar. Kanë ekzistuar tiranë dhe vrasës, të cilët ndonjëherë janë dukur të pa mposhtur, por në fund ata gjithmonë kanë rënë. Mendojeni gjithmonë këtë.” – Mahatma Gandhi/filozofia.al