SHARE

Ah, ç’ndjenjë e thellë Uliks,
Pranë zjarrit sa mall i ngrysun për ty,
Nuk më kërkon sonte ashtu si unë,
Kur muzika mi shpon meloditë e shpirtit,
Veç për ty.

Mallë Uliks, mallë,
Kur flaka ç’rrënjos sytë ngjyrë kafe që i doje,
Zhvesh kujtime, maltreton çdo mendim,
Ik Uliks, sa më larg Prishtinës.

Mos eja rrugëve,
Mos i shkel trotuaret, iluzionet mos mi venit,
Se unë pa t’pa t’u dhash,
Ik Uliks, mos eja,
Për mua ik!

– Donjeta Abazi