SHARE

“Do të ishtë shumë më mirë sikur të mos kishte asgjë. Përderisa në botë ka më shumë dhimbje se sa kënaqësi, secila përmbushje është kalimtare, e cila krijon kënaqësi të reja dhe pikëllime të reja. Vuatja e kafshës së gllabëruar është shumë më e madhe se sa kënaqësia e kafshës gllabëruese.” – Arthur Schopenhauer

“Ju kurrë nuk mund të jeni të dashuruar dhe të mençur në të njejtën kohë.” – Bob Dylan

“Është përgjegjësia e intelektualëve ta flasin të vërtetën dhe ta shpërfaqin gënjeshtrën.” – Naom Chomsky

“Askush nuk është më arrogant ndaj femrave, më agresiv ose më përbuzës, se sa mashkulli i cili është i shqetësuar rreth burrërisë së vet.” – Simone de Beauvoir

“Nëse ngjitemi mjaftueshëm lartë, ne do ta arrijmë një lartësi prej të cilës tragjedia pushon së dukuri tragjike.” – Irvin D. Yalom

“Qëllimi i shkrimtarit është ta ndalojë njerëzimin nga shkatërrimi i vetëvetes.” – Albert Camus

“Shpresa është e rëndësishme sepse ajo e bënë momentin e tashëm më pak të vështirë për ta duruar. Nëse ne besojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë, ne mund ta durojmë secilën vështirësi të sotme.” – Thích Nhất Hanh

“Kur debati humbet, fyerja bëhet mjet i humbësit”. – Sokrati

“Asnjëherë mos lejoni që dikush të bëhet prioritet për ju, përderisa ju për atë jeni vetëm opsion”. – Mark Twain

“Burimi i stresit është takimi i përditshëm me idiotë”. – Albert Einstein

“Çdo gjë në botë ka të bëjë me seksin, përveç seksit. Seksi ka të bëjë me pushtetin”. – Oscar Wilde

“Ndonjëherë njerëzit nuk dëshirojnë ta dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.” – Friedrich Nietzsche

“Nuk e është mjaftueshme vetëm të fitohet lufta; është më e rëndësishme të organizohet paqja.” – Aristoteli

“Mjerimi është shtegu i parë për tek e vërteta”. –  George Gordon Byron

“Nuk mund të thuhet se të rinjtë degjenerojnë; ata asnjëherë nuk deformohen deri në momentin kur të vjetrit zhyten në korrupsion”. – Montesquieu/filozofia.al