SHARE

“Kam frikë se një dite, pasi ti kemi munguar kaq shumë njëri – tjetrit, do pyesim veten nëse do mund të kishim bërë diçka konkretisht, në vend që ti mungonim njëri – tjetrit pa bërë asgjë!”

“Nuk dua te jem me e mire per dike qe s’je ti.”

“Me pyeti: Si je? dhe me ne fund e pranova: Keq.
Me shikoi dhe me tha: Nuk dukesh. Ti je e forte, je e zgjuar.
Po, Po jam e forte, jam e zgjuar.
Ti nuk e ke zemren si gjithe te tjeret.
Ehhh.. Une nuk e kam zemren si gjithe te tjeret, sepse une kam vetem nje zemer. Te tjeret kane me shume se nje, per cdo rast.”

“Më mirë të kërcej e vetme në qender të vetmisë time sesa ne qoshen e jetës së dikujt që nuk më kupton”

“Nuk besoj tek princërit dhe bukuroshet e fjetura, që jetojnë më pas të lumtur e të gëzuar. Besoj tek personat që e durojnë njëri-tjetrin. Tek ata që mallkojnë ditën që janë takuar. Tek ata që urrehen dhe duhen në të njëjtën kohë. Tek ata që pavarësisht gjithçkaje vazhdojnë të duhen, në atë mënyrë që askush se di.”

“- E ke zemrën tamam si guri! – i them gjithë mërzitje.
Ai merr dorën time dhe e çon te kraharori i tij.
– Sipas teje gurët rrahin kaq shpejt?! ”

– Giulia Carcasi.