SHARE

“Me thuaj pra : Eshte dashuria ajo qe i çmend njerezit…
Apo vetem te çmendurit bien ne dashuri…”

“…nëse të shfaqet në ëndërr, do të thotë që të ka marrë malli për atë person. Por nëse bie në gjumë, me shpresën për ta parë, do të thotë që e ke dashuruar vërtetë.”

“Më në fund e kisha zbuluar formulën që i nevojitet çdo njeriu për të qenë i lumtur: Mjafton të kesh pranë atë që do.”

“Sipas meje, nëse jeta përfshihet vetëm brenda një kornize, është diçka jashtëzakonisht e ndërlikuar, e habitshme dhe e pakuptueshme që të mund të na bëjë të lumtur. Shpeshherë, shkaku i lumturisë dhe fatkeqësisë sonë, më tepër sesa vetë jeta që jetojmë, është kuptimi që i japim asaj”.

“Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë”

“Qoftë edhe dy-tri fjalë, janë më mirë se heshtja. Ndërsa jeta, si një tren që dalëngadalë bën përpara me gjithë mizorinë e tij, kalon e ikën, duke tretur shpirtin e trupin tonë, kujt i hyn në punë të heshtësh?”

“Dashuria është dëshira për të përqafuar një person me forcë dhe të qenit atje ku është ai.
Dëshira për ta përqafuar atë, duke lënë jashtë të gjithë botën. Nostalgjia e shpirtit për të gjetur një strehë të sigurt”

“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”.

“Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”.

“Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.

 | Orhan Pamuk |