SHARE

“Toleranca bëhet krim kur praktikohet tek djallëzorja”. – Thomas Mann

“Ndonjëherë gjërat bëhen të mundura vetëm nëse i dëshirojmë mjaftueshëm shumë.” – T.S. Eliot

“Dashuria nuk ekziston për të na bërë të lumtur. Unë besoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.” – Herman Hesse

“Besimi është i nevojshëm për njerëzit. Mjerë ai që nuk beson në asgjë”. – Viktor Hygo

“Një poet i madh është xhevahiri më i çmuar i një kombi.” – Ludwig van Beethoven

“Një femër duhet ta zbusë por jo ta dobësojë një mashkull.” – Sigmund Freud

“Nuk ekziston asnjë mënyrë tjetër për ta mbrojtur veten nga lajkatimi, përveç se ti bësh të tjerët ta kuptojnë se nuk do të ofendohesh nëse ta thonë të vërtetën”. – Niccolò Machiavelli

“Moraliteti në të vërtetë nuk është doktrina se si ta bëjmë veten të lumtur, por se si ta bëjmë veten të denjë për lumturinë.” – Immanuel Kant

“Frika nga tallja e shkakton qyqarllëkun më të madh.” – Andre Gide

“Pushteti nuk e korrupton njeriun; Budallenjtë nëse arrijnë ndonjë pozitë në pushtet, e korruptojnë pushtetin”. – George Bernard Shaw

“Vetëm vdekja e madhështon tek të tjerët vuajtjen tonë.” – Thomas Mann

“Vështirësit e forcojnë mendjen, ashtu sikurse puna fizike që e forcon trupin”. – Seneca

“Dhimbja dhe vuajtja janë të pashmangshme për një inteligjencë të lartë dhe një zemër të thellë. Njeriu vërtetë i madh, mendoj se kalon nëpër një trishtim të madh në tokë.” – Fyodor Dostoevsky

“Të jetosh do të thotë të vuash. Të mbijetosh do të thotë të gjesh pak kuptim në vuajtje”. – Friedrich Nietzche

“Sepse një mik me një zemër mirëkuptuese vlenë jo më pak se një vëlla”. – Homeri/filozofia.al