SHARE

 

Është e frikshme të ndjesh mëshirën e dikujt. Për më tepër, të atij që ke dashur, këtë nuk mund ta duronte. Ishte përtej mundësive të saj…

Donte të ikte të largohej nga gjithçka dhe nga të gjitha. Kishte shumë kohë që ndihej e lodhur, akoma edhe loti u lodh, nuk rridhte më.

Donte të shplodhej. Të shplodhte shpirtin e lodhur…

Asgjë nuk e tërhiqte më,por asgjë nuk e linte të ikte…

– Prit edhe pak,ndoshta ndryshojnë rrethanat…

Ndoshta këto ngjyra që kanë humbur detektorin ringjallen.

Ndoshta frekuenca e tik-takut të zemrës ndryshon valë dhe rikthehen si më parë gjithçka, të gjitha…

Ndoshta do ti përkëdhelësh prap flokët e mi të shpupuritur. Do më puthësh në ballë duke më kujdesur…

Sepse më mungojnë këto…kaq shumë…

Nëse mërzitem me ty nuk do të thotē se nuk më mungon.

Por ti thjesht mos më duaj më adhuro, kur të kam ty pranë, nuk i trembem asgjëje.

Ndoshta jam e çuditëshme, ndoshta ndonjëherë ndez shkëndija në mëndje, në shpirt. Të largoj frikën, pasigurinë.

Këto mendonte duke vështruar yjet, sepse e ndjente se ëndrrat dhe dëshirat e saj vetëm atje ishin të sigurta, në yje, sepse të gjitha ishin shuar, por ajo donte ti ringjallte.

Duke vështruar qiellin, priste që ai të ndjente gjithë ato çka ajo mendonte dhe ishte një si të them marrëveshje midis tyre. Për dy fjalë, veç dy fjalë që priste të dëgjonte:

“Më fal, dhe “ Të dua…

Por më kot, më kot priste.

Nuk donte gjithësesi të gënjehej, ose të zhgënjehej, prandaj duhej, duhej të largohej, të ikte nga të gjitha këto… nga kjo vuajtje, sepse nuk do ti linte të vdisnin mendimet, ëndrrat e saj.

Vdekja nuk i lë njerzit me shënja, janë njerzit që shënojnë vdekjen, duke luajtur me jetën e tyre, sepse nuk kanë të tyren, shënojnë vdekjen duke vjedhur jetë …

Këto mendonte dhe yjet largoheshin një e nga një…

Zbardhi…

 

– Silvana Dhori Xhelaj