SHARE

“Miliona njerëz janë duke vuajtur: ata dëshirojnë të jenë të dashur por nuk din të dashurojnë. Dashuria nuk mund të ekzistojë si një monolog; ajo është një dialog, një dialog i harmonishëm.” – Osho

“Ai që dëshiron ti shërbejë vendit të tij, jo vetëm që duhet ta ketë forcën për të menduar, por edhe vullnetin për të vepruar”. – Platoni

“Thuhet se askush nuk mund ta njoh vërtetë një Komb derisa nuk ai nuk gjendet brenda burgjeve të tij. Një komb nuk duhet të gjykohet nga ajo se si i trajton njerëzit e shoqërisë së lartë, por ata të nivele më të ulta.” – Nelson Mandela

“Një njeri inteligjent shpesh është i detyruar të dehet, që të mund ta kalojë kohën me budallenjë.” – Ernest Hemingway

“Të dashurosh do të thotë ta humbasësh kontrollin.” – Paulo Coelho

“Zoti nuk do të shikoj tek ju diplomat ose medaljet, por plagët.” – Elbert Hubbard

“Për ta mësuar se kush ju sundon, thjeshtë gjeje atë që nuk të lejohet ta kritikosh.” – Voltaire

“Është në interesin e tiranit ti mbajë njerëzit e varfër… njerëzit janë aq zënë me obligimet ditore sa që s’kanë kohë për komplote.” – Aristoteli

“Dallimi mes tradhëtisë dhe patriotizmit është vetëm qështje datash”. – Alexandre Dumas

“I mençuri që e mban gojën mbyllur, tregon më shumë se sa budallai që flet.” – Thomas Fuller

“Mos e kritiko një gjë që nuk mund ta kuptosh”. – Bob Dylan

“Kur një gjë është qesharake, kërko me kujdes për ndonjë të vërtetë të fshehur brenda saj.” – George Bernard Shaw

“Kurioziteti është epshi i mendjes.” – Thomas Hobbes

“Asgjë në botë nuk është më e vështirë se sa ta flasësh të vërtetën. Asgjë nuk është më e lehtë se lajkatimi.” – Fyodor Dostoevsky

“Njeriu bëhet i guximshëm për shkak të dashurisë së madhe.” – Lao Tzu

“Kur një person s’ka mirënjohje, diçka është duke munguar në njerëzillëkun e tij. Një person mund të definohet nga qëndrimi i tij ndaj mirënjohjes.” – Elie Wiesel

“Janë kohë të vështira. Fëmijët nuk i dëgjojnë prindërit e tyre dhe çdokush po shkruan libra.” – Marcus Tullius Cicero

“Secila vlerë pozitive e ka çmimin e vet në terma negative… Gjenialiteti i Ajnshtajnit dërgoi në Hiroshima.” – Pablo Picasso

“Mos e gjej fajin, por gjeje zgjidhjen; secili mund të ankohet.” – Henry Ford

“Nuk ekziston asgjë më e frikshme se sa shprehia e mosbesimit. Mosbesimi i ndanë njerëzit. Ai është helmi që i copëton miqësitë dhe i ndanë lidhjet e mira. Mosbesimi është një gjemb që irriton dhe dhemb; është një shpatë që vret.” – Budha/filozofia.al