SHARE

“Atje ku vullneti është i madh, nuk mund të jenë edhe vështirësitë e mëdha.” – Niccolò Machiavelli

“E gabuara nuk ndalon së qenuri e gabuar, vetëm sepse shumica janë pjesë e saj.” – Leo Tolstoy

“Kur e pyetën “pse gjithmonë visheni në të zeza”, ai u përgjigj, “jam duke mbajtur zi për jetën time.” – Anton Chekhov

“Veteranët më të mirë, më të dashurit dhe më gazmorët, ata që e kanë urrejtur luftën më së shumti, janë ata që kanë luftuar vërtetë.” – Kurt Vonnegut Jr.

“Mendoj se një hero është dikush që e kupton shkallën e përgjegjësisë që vjen me lirinë e tij.” – Bob Dylan

“Një burrë i mirë asnjëherë nuk shkon në shtrat i pari dhe kurrë nuk zgjohet i fundit në mëngjes.” – Honoré de Balzac

“Sa herë që dikush më ofendon, tentoj ta ngrisë shpirtin tim aq lartë sa që ofendimi të mos mund ta arrijë.” – René Descartes

“Nëse nuk qëndron për diçka, do të biesh për gjithçka.” – Malcolm X

“Në përgjithësi, kritikohet njeriu krenar, por mendoj se këtë e bëjnë njerëzit që nuk kanë asgjë për të cilën mund të krenohen.” – Arthur Schopenhauer

“Në secilin burrë të vërtetë, fshihet një fëmijë që dëshiron të luajë.” – Friedrich Nietzsche

“Një mashkull është i lumtur nëse është dashuria e parë e një gruaje. Një grua është e lumtur nëse është dashuria e fundit e një burri.” – Charles Dickens

“Atyre që i dashuron, jepi krahë për të fluturuar, rrënjë për tu kthyer përsëri dhe arsye për të qëndruar.” – Dalai Lama

“Asnjë ndëshkim nuk është shumë i madh, për atë njeri që e ndërton madhështinë mbi rrënojat e vendit të tij.” – George Washington

“Përsosmëria kurrë nuk është aksidentale. Ajo gjithmonë është rezultat i synimit të lartë, përpjekjeve të sinqerta dhe veprimit inteligjent; ajo e përfaqëson zgjedhjen e mençur mes shumë alternativave – zgjedhja, e jo shansi, e përcaktojnë fatin tuaj.” – Aristoteli

“Dashuria për atdheun lind nga dashuria për familjen”. – Naim Frashëri

“Informacioni nuk është dije.” –  Albert Einstein

“Ne jetojmë në një kohë kur nevojat e vetma janë gjërat e panevojshme.” – Oscar Wilde

“Nuk mund ta gjesh paqen duke e shmamgur jetën.” – Virginia Woolf

“Vrazhdësia është vetëm imitimi i forcës nga i dobëti.” – Emund Burke

“Mos e humb dashurinë tënde aty ku ajo nuk vlerësohet.” – William Shakespeare/filozofia.al