SHARE

Ka filluar te plaket nena.
Fytyra e saj po mbulohet me rrudha.
Po mbulohet me nje pleqeri te bukur.
Ç’eshte keshtu kjo rrjete qe hedh koha mbi nenen time?

Dhe duart qe me mbanin mua, tani jane renduar,
Po s’ka gje.
Nga shpirti i saj zgjaten duar te tjera,
Qe me mbajne pezull.

Ecen ngadale neper dhome.
Nganjehere me pyet per librat qe po shkruaj,
Por s’me ka pyetur kurre,
Pse s’kam shkruar gje per te.

Se nena di:
Fjalen e pare ne kete bote ia kam thene asaj,
Dhe fjalen e fundit ne kete bote asaj do t’ia them.

Frederik Rreshpja