SHARE

Për zemër mbaja gjëra e njerëz,
që nuk do t’i hiqja asnjëherë nga aty.
Për zemër i kisha ata që i ruaja si dy sy.

Për zemër i mbaja fjalët e bukura
nga ti zbukuruar
Për zemër mbaja fjalët që mendjen mjegullonin,
ndërsa shpirtin trazonin.

Për zemër kisha njerëz engjullorë
që rrallë herë të lëndonin pa folë.
Për zemër kisha njerëz djallëzorë
që para syve të mi, nuk ishin mëkatorë.

Përzemërsisht, besova.
Verbërisht, dashurova.
Pa kushte, gjithmonë respektova.
Pa dallim, asnjëherë nuk injorova.

Gabimisht, falje kërkova,
edhe atëhere kur fajin nuk e shkaktova.
Qëllimisht e përzemërsisht,
ndjenjat i tregova.

Përjetësisht, ata që duan më fort,
një fund të parashikuar kanë,
por asnjëherë zemrën anash
Nuk tentojnë e guxojnë ta lanë.

– Arjetë Bekteshi