SHARE

“Secili e quan veten një qenie  të arsyeshme. Por a e keni vrarë mendjen ndonjëherë se sa bestytëni keni brenda jush, që janë dëshmi e mungesës së arsyes, por jo e pranisë së saj?
Njeriu i arsyeshëm nuk mund të besojë te Zoti. A besoni ju te Zoti ? Njeriu i arsyeshëm nuk mund të besojë parajsën dhe ferrin . Po ju besoni ? Njeriu i arsyeshëm nuk mund të jetë i krishterë, induist, mysliman ose budist, meqenëse të gjitha këto janë variacione të bestytënive. Dallimi i tyre nuk mbështetet në ndonjë dëshmi serioze. Dallimet e tyre janë aq idiote, saqë po qe se do të kishit ju arsye, nuk do të mund të besonit që miliona njerëz jetojnë me këto paragjykime, duke besuar se ata janë racional.”

“Papa kish bankë ; Jezusi ishte i varfër. Bankën e Papës e kapën në larjen e parave të pista- miliona dollarë- këtu ishte i gjithë biznesi i tij dhe këta miliona dollarësh të zinjë ishin marrë nga shitja e heroinës dhe e lëndëve tjera narkotike. Papa tërë kohës shqipton predikime kundër lëndëve narkotike, kurse i gjithë Vatikani mbahej prej parave që nxirreshin nga tregëtia e lëndëve narkotike.

Qeveria italiane nxori urdhërin për ta arrestuar drejtorin e bankës së Papës, mirpo ata nuk mund të futeshin në Vatikan, sepse kjo zonë prej tetë mijë milje katrorësh, konsiderohet shtet i pavarur. Ajo ndodhet në mes të Romës. Njeriu që kryesonte bankën ishte peshkop. Në vend që atë t’ia dorëzonin policisë, atë e ngritën në detyrë. Tani ai është bërë kryepeshkop; dhe Papa e fsheh atë. Policia italiane nuk mund të futet në Vatiakan, kështu që ky biznes vazhdon.

Papa predikon vazhdimisht në të gjithë botën se njerëzit fetarë nuk duhet të marrin pjesë në politikë, kurse është po ai vetë që dërgon miliona dollarë në Poloni në luftën kundër komunistëve. Nëse kjo nuk qenka politikë, atëhër, cfarë është? Njeriu është një gënjeshtarë i tillë; ai mashtron jo vetëm të tjerët , por edhe veten.”

OSHO – Zarathustra: Perëndia Që Vallëzon