SHARE

Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona.
Kanë urrejtje për korrupsionin, por në Prokurori nuk shkojnë.
Kanë ngritur biznese, por refuzojnë të paguajnë taksat.
Kanë dëshirë të udhëhiqen nga barinj të mirë, por votën e shesin.
Kanë respekt për meritokracinë, por për të gjetur punë fusin pesëqind miq.

Kanë sens moderniteti, por udhëhiqen nga instinkti i kopesë.
Kanë aftësi për të folur, por nuk merren vesh.
Kanë fantazi, por ëndërra nuk shohin.
Kanë ndjeshmëri, por nuk i hedhin asnjë lek violinistit të trotuarit.
Kanë dashuri për femrat, por nuk i respektojnë.
Kanë njerëz të ndershëm, por më të shumtët hajdutë.
Kanë edhe njerëz të famshëm, por që nuk janë të dashur.
Kanë territor të vogël dhe janë të pakët në numër, por fajin e kanë vetë.

Kanë fëmijë, por nuk i edukojnë.
Kanë të hanë, por nuk ngopen.
Kanë qumësht, por nuk bëjnë dhallë.
Kanë ashensor, por e shkatërrojnë.
Kanë besë, por nuk e mbajnë.
Kanë shpirt, por të ftohtë.
Kanë sy, por nuk u ndrijnë.
Kanë veshë, por nuk u gumëzhijnë.
Kanë fat, por nuk dinë ta përdorin.
Kanë Histori, por nuk e njohin.
Kanë gjeografi, por nuk e shëtisin.

Kanë heronj, por të paditur, të pa shkolluar.
Kanë kisha dhe xhamia, por nuk i frekuentojnë.
Kanë zemër, por thjesht pompë.
Kanë makina, por nëpër katunde nuk venë.
Kanë mendje, por nuk dinë ta vënë në lëvizje.
Kanë kohë, por e vrasin nëpër kafenera.
Kanë korent, por e vjedhin.
Kanë gjuhë, por vetëm për të lëpirë.
Kanë qef të martohen, por pendohen.
Kanë shami, por qurrat nuk i fshijnë.

Kanë shkolla, por nuk mësojnë.
Kanë sapun, por nuk lahen.
Kanë shëndet, por janë të ngathët.
Kanë sëmundje, por nuk dinë t’i shërojnë.
Kanë ligje, por nuk i zbatojnë.
Kanë punë, por përtojnë t’i bëjnë.
Kanë qiell, por nuk ngrenë kokën ta shohin.
Kanë krahë, por nuk fluturojnë.
Kanë semafora, por nuk dijnë nga t’ia mbajnë.