SHARE

..kjo zemër u gëzua
kur një vashëz u afrua,
Kur te sheshi ajo shkonte,
tërë sheshi dritë lëshonte.

I shkëlqenin ata sy
që nuk shihnin asnjeri,
Kur dëgjoj fjalën e kthyer,
të Parajsës hapen dyer;

Kur më flet e më shikon,
zemrën një shigjet’ ma shpon.
E kur vjershën ajo shtije
Duket se më vjen të bije!

E kur gjumi pra më zë
unë në paqë s‟mund të flë:
Me ata sy n’ëndërr më rri,
që të fshehur kan’ magji.

Se m’do fort ajo më thotë
edhe nxjerr dy pika lotë:
E tek veshi më rrëfen
se sa mall për mua ndjen.

Asaj dorëzën ja ngas,
buz‟ më buzë asaj i flas.
Edhe mezin ja shtrëngonj:
Duke e puthur unë gëzonj.

Pra si nj‟ëndërr vete e shkon,
po në zëmër më qëndron.
Kush e di a më dëgjove,
mallin tim a e kuptove?