SHARE

Mbase
E gjithë Jeta
Seancë iluzioni

Në një sallë luksoze
Iluzionisti kushedi sa mijëvjeçarë
Hap Portën e së Ardhmës

Tevona
Hetoj se krah meje
Zgërdhihet kipci im

Nuk e di a jam Ide
A një Fillim në Mashtrim
Ku vdes Fillimi

Pyes Egon
Nëse Jeta rrjedh
Brenda kësaj Porte …

Kushedi
Mbase krejt
Kjo Ujdhesë Kozmike
Është sall iluzion
E Jetën s’e kemi zbuluar ende…