SHARE

Në këto ditë të ftohta janari,
Veç ty të pata ngushëllim.
Ishin për mua strehëz zjarri,
Krahët e tu në përqafim.

Tani po bën ftohtë e më ftohtë,
Edhe shiu ka nis pikllueshëm…
Ku është përqafimi i ngrohtë,
T’i kryqezoj krahët përmallueshëm?

Në ç’kafe vallë je ulur tani?
Me siguri pranë dritares…
Ky qiell i dendur me ré gri,
A ta shton mallin e ndarjes?

Në fakultet kur shkon nxitimthi,
Diç më thotë se diku ndalon…
“Këtu studion ai filoqylsi,
Që zemra dot s’po e harron”.

Ah me ç’mall m’ka mbush ky muaj!
Këto pika shiu mbi trotuar…
Si fëmijë, me gurë po gjuaj,
Nëpër lluma uji fytyrën e saj.

Por kur malli fort të më rëndoj
Do ta hedh krenarin përtok;
Një mesazh do të ta dërgoj,
Si mik i vjetër, a si një shok.

Në këto ditë të ftohta janari,
Veç ty të pata ngushëllim.
Tani që si zjarr m’djeg malli,
Ku të të gjej, o shpirti im?

– Izmir Todaj.