SHARE

Nuk është mirë,
të më paragjykosh, as gjyq të më
shtrosh.
Nuk është mirë,
të më bësh të vuaj, andaj
çfarë ke në shpirt, me gojë ma thuaj.
Nuk është mirë,
në jetën time të hysh e të thyesh
çfarëdo të kem ndërtuar,
se gjithçka kam bërë ka dash, ditë,
mbase javë ose muaj!

Nuk është mirë,
të flasësh pas shpinës sime,
se të gjithë për ç’kemi gabuar
do marrim shpërblimet që kemi
merituar…
Nuk është mirë,
të qeshësh me të këqijat që mbi kokë
më kanë rënë,
se herët apo vonë edhe derën
tënde do zënë!
Nuk është mirë,
të mirat që m’i ke bërë të mi kujtosh,
se pranë meje nuk do të lejoj
më të qëndrosh. Ti bëje për shpirtin tënd,
se besom, do të duhet ndonjë e mirë
që veten nga të këqijat t’a shpëtosh!

Nuk është mirë,
të më refuzosh se betohem për ujin
dhe ajrin që një ditë do më kërkosh.
Andaj sido që të jem, eja afër
të më qëndrosh!
Ose më mirë merr këpucët dhe nisu ik, largë meje të shkosh!
Dreqi le t’i marrë të gjitha,
në jetë dua miq dhe jo bisha!

Medine Halimi