SHARE

Të dy në rrugë, në të njëjtin drejtim,
ecim pa folur,
kur flasim, s’ndalojmë.

Por, nëse prapa horizonitit të hekurt
shtrihet e pakthyeshme humnera,
do të ndalem në prag,
siç ndalem tek ty.

Aty
do të të lë,
siç do kesh bërë ti më parë.

Më tej do të ecim drejt pikës nga erdhëm,
për t’u rinisur
pa kthim.