SHARE

 

“Ajo që quhet arsye për të jetuar, është gjithashtu arsye e shkëlqyer edhe për të vdekur.” – Albert Camus

“Njeriu që nuk ka ndërgjegje, që s’ka mirësi, ai nuk vuan.” – Khaled Hosseini

“Mënyra më e mirë për të jetuar me nder në këtë botë, është të bëhemi ata që pretendojmë se jemi.” – Sokrati

“Frika kolektive e stimulon instiktin e turmës dhe priret të prodhojë mizori drejtë atyre që nuk konsiderohen si pjesë e turmës.” – Bertrand Russell

“Nuk shpërblehet mësuesi po qe se mbetesh gjithnjë nxënës i tij.” – Friedrich Nietzsche

“Asgjë nuk ka ndikim psikologjik më të fuqishëm mbi ambientin e vet, në veçanti mbi fëmijët, se sa jeta e pajetuar e prindërve.” – Carl Gustav Jung

“Momenti më i vetmuar në jetën e dikujt është atëherë kur e shikonë se si e gjithë bota e tij po rrënohet dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të vështrojë.” – F. Scott Fitzgerald

“Shqetësimi im nuk është se a është Zoti në anën tonë; shqetësimi im më i madh është se a jemi ne në anën e Zotit, sepse ai gjithmonë ka të drejtë.” – Abraham Lincoln

“I urrej indiferentët. Unë besoj se të jetosh do të thotë të marrësh anë. Indiferenca dhe plogështia janë parazitë, çoroditje, e jo jetë. Kjo është arsyeja se përse i urrej indiferentët.” – Antonio Gramsci

“Fati është ajo që ndodh kur përgatitja e takon mundësin.” – Seneca

“Njëra ndër bekimet e miqësisë së vjetër është liria për të bërë budallallëqe me ta.” – Ralph Waldo Emerson

“Ndoshta lumturia është një metafor e shpikur në ndonjë ditë të mërzitshme.” – Gustave Flaubert

“Në famijëri, nuk më kujtohet asnjë nevojë më e madh se sa nevoja për mbrojtjen e babait.” – Sigmund Freud

“E kam gjetur religjionin tim: asgjë nuk më duket më e rëndësishme se sa një libër. Bibliotekën unë e shoh si një tempull.” – Jean Paul Sartre

“Vetmia e prodhon origjinalitetin, poezin, bukurin e guximshme dhe të habitshme. Por, vetmia e prodhon edhe perversitetin, të tepruarën, absurdin dhe të ndaluarën.” – Thomas Mann

“Barazia mund të jetë një e drejtë, por s’ka forcë mbi tokë që mund ta kthejë atë në një fakt.” – Honoré de Balzac

“Kjo është ajo që unë e konsideroj zemërgjerësi të vërtetë: kur i jepni të gjitha, dhe prap ndjeheni se kjo nuk ju ka kushtuar asgjë.” – Simone de Beauvoir

“Ashtu siç edhe kam thënë, gjëja e parë është të jesh i ndershëm me veten. Ju kurrë nuk mund të keni ndikim në shoqëri, nëse nuk e ndryshoni veten… njerëzit e mëdhenjë janë të gjithë njerëz të integritetit, ndershmërisë dhe të përuljes.” – Nelson Mandela

“Sa e gabueshme është nga një grua, të pres që burri të i’a ndërtoj botën që e dëshiron, në vend se ta krijojë atë vetë!” – Anaïs Nin

“Bëhu i durueshëm me të gjitha gjërat që mbesin të pazgjidhura në zemrën tënde. Mëso të jetosh me pyetjet.” – Rainer Maria Rilke/filozofia.al