SHARE

Ne nuk mund ta mohojmë se në shumë raste, ajo që mendon pjesa tjetër e njerëzve për ne, na prek shumë, por ka nga ata që zakonisht e marrin gjithçka lehtë, ndërsa të tjerët nuk e bëjnë këtë.

Nëse dëshironi të jeni një person i lumtur dhe nuk dëshironi që mendimi i të tjerëve t’ju shqetësojë, atëherë i kushtoni vëmendje trukeve që do t’i ndajmë në këtë artikull, ato janë shumë efektive. Që tani askush rreth jush nuk do të ndikojë në mënyrën tuaj të të qenit dhe të të jetuarit.

  1. Këta njerëz nuk janë të interesuar për ju

Përkundrazi, ata janë të interesuar për reagimet që do të keni pasi të kenë dhënë mendimin e tyre dhe në të mirat që mund të marrin vetë prej kësaj, kështu që më mirë t’i largoni!

  1. Ndryshoni perspektivën

Kur ju merrni një opinion që me të vërtetë ju dhemb, një ide e mirë është të ndryshoni pak fjalë dhe ta bëni atë pozitiv për ju. Për shembull, nëse dikush ju thotë “nuk duhet t’i kushtoheni gatimit”, bëni një përpjekje dhe hiqni fjalën “nuk” nga fjalia. Është kaq e thjeshtë!

  1. Takohuni me njerëz të tjerë

Nëse gjithmonë merrni fjalë dhe komente negative nga të njëjtët njerëz gjatë gjithë kohës, atëherë është koha që të filloni të kërkoni diku tjetër. Nëse njerëzit nuk ndryshojnë, ndryshojini ata me të tjerë!

  1. Mos u fokusoni më shumë se duhet, në atë që mendojnë të tjerët

Më mirë të kujdeseni për punën tuaj dhe të vendosni një minimum energjie mendore për të mos qenë aq të vëmendshëm ndaj opinioneve të të tjerëve dhe të përqëndroheni në punët tuaja.

  1. Mos u përpiqni të kënaqni të gjithë

Nuk është e mundur që të bësh të gjithë njerëzit të mendojnë diçka pozitive. Pra, bëni më mirë atë që dëshironi pa u shqetësuar për atë që thonë të tjerët. Ju do të jetoni më mirë dhe do të jeni shumë më të lumtur./bota.al