SHARE

Gënjeshtrat janë pjesë e jona dhe një nga burimet tona më të mëdha të pakënaqësisë dhe vuajtjes. Hapi i parë për t’i shpëtuar atyre, është të kuptosh më mirë, në të gjitha nuancat e veta.

Një nga këto është e famshmja “gënjeshtra e mirësjelljes”, të cilën ne e ushtrojmë shumë herë në jetën tonë, kur brenda jemi të shkatërruar, u përgjigjemi atyre që na pyesin se si jemi, që gjithçka po shkon shumë mirë.

Kjo kontradiktë në të cilën jetojmë vazhdimisht është një nga arsyet më të mëdha për të qenë i pakënaqur, të pasigurt dhe me vetëbesim të ulët. Për të ndryshuar këtë realitet, ne kemi nevojë për shumë qëndrim dhe guxim dhe gjithashtu duhet të punojmë çdo ditë për të ndryshuar jetën tonë nga brenda, nga shqetësimi më i vogël tek më i madhi, të cilët na pengojnë që të jetojmë me të vërtetë të lumtur.

Qetësia e të qënit të ndershëm nuk ka çmim.

Një studim i Joshua Greene, një mjek në psikologjinë eksperimentale dhe neurologjinë, në Universitetin e Harvardit, ka treguar se ajo që me të vërtetë promovon bashkëjetesën e duhur dhe një ndjenjë të lartë të vetëvlerësimit në secilin prej nesh, është aftësia për të qenë të ndershëm me veten dhe me njerëzit rreth nesh.

Dhe çfarë është vërtet ndershmëria?

Është të njohësh veten duke jetuar sipas parimeve, vlerave dhe misioneve tona në botë. Kurrë mos e tradhtoni atë që jeni për një përfitim të përkohshëm. Respektoni ata përreth jush dhe veten tuaj, mjaftueshëm për të zgjedhur që gjithmonë të thoni të vërtetën, edhe kur rezultatet nuk janë më të mirat.

Shoqëria jonë predikon të vërtetën, por e dimë se shpesh është gënjeshtra që hap më shumë dyer dhe në fund bind më shumë njerëz.

Sidoqoftë, ky lloj mashtrimi është më i lehtë për t’u pranuar se gënjeshtrat që vijnë nga ata që janë pranë nesh, ata që duam. Ne duam reciprocitet në marrëdhëniet tona, ne duam të jemi të dashur dhe të respektuar nga ata përreth nesh, por kjo nuk ndodh gjithmonë, humbemi dhe ndihemi të lënduar.

Në këtë skenar duhet të përpiqemi të mbrohemi, sepse nuk marrim të njëjtin trajtim nga njerëzit që na rrethojnë, të cilët besojnë se sinqeriteti është një farsë, një agresion i maskuar. Ruajtja e ndershmërisë tonë është thelbësore për evolucionin tonë.

Shpirti dhe mendja e njerëzve që nuk fshehin asgjë janë të pastra, ka vend për dritë dhe lumturi.

Këta njerëz jetojnë në harmoni dhe ekuilibër dhe bëjnë zgjedhje më të mira për jetën e tyre, gjithmonë të përkushtuar për të ndriçuar jetën e atyre që janë përreth tyre./bota.al