SHARE

Disa rregulla se si të jetoni një jetë, për të cilën më vonë nuk do të pendoheni:

1. Mblidh guximin dhe lufto për gjërat që janë të rëndësishme për ty. Ne shpesh ndalemi në këtë aspekt, për shkak të mendimeve që të tjerët mund të kenë për ne.

2. Pyete veten nëse je aty ku dikur ke dashur të jesh. Nëse nuk je, atëherë duhet të punosh akoma më fort për të qenë.

3. Sigurohu të jetosh një jetë larg rrjeteve sociale, në vend që të krijosh një botë imagjinare dhe perfekte në rrjetet sociale.

4. Fol për botën, politikën, artin. Fol për gjithçka tjetër, përveç njerëzve dhe paragjykimeve që mund të kesh për ta.

5. Mjaft u shprehe për veten sikur je i shëndoshë. Kur të vdesësh, askush nuk do të të mbajë mend se si ke qenë në aspektin fizik, për se si ke qenë në aspektin njerëzor dhe në karakter.

6. Trego interes për diçka që mund të të thotë dikush, edhe pse ndoshta nuk bën pjesë në interesat e tua. Edhe pse mund të mos pëlqejë, sërish mund të mësosh diçka të re dhe kultura vlen.

7. Ji i sjellshëm dhe empatik me të tjerët. Të sillesh mirë të bën që të kesh mjaft lumturi dhe kënaqësi në jetë. Askujt nuk ia ndjen për opinionet e tua, nëse nuk je i sjellshëm me njerëzit.

8. Lexo sa më shumë. Mos u mjafto vetëm me informacionet në internet, pasi ato nuk kanë një burim të sigurtë. Kupto se ka ende libra në treg, të cilët mund të mësojnë shumë më tepër se interneti.

9. Trofetë dhe medaljet nuk të bëjnë një person të mirë. Zakonet e tua të përditshme të bëjnë të tillë. Ji një person më i mirë çdo ditë dhe do ta shohësh se sa ka për të ndryshuar jeta jote.

10. Sigurohu të marrësh më të mirën nga jeta jote. Mos u kap pas mendimeve të të tjerëve për ty. Askush nuk do të të shohë më mirë nga vetja, përveç familjes tënde, ndaj zgjidhi mirë mendimet e kujt të marrësh parasysh./bota.al