SHARE

Ndarjet dhe zhgënjimet na trembin, pasi kanë fuqinë të ndryshojnë jetën tonë. Jeta kështu funksionon. Një derë mbyllet dhe një tjetër hapet. Mirëpo një femër mund të pësojë vërtetnjë ndryshim drastik, nëse lëndohet herë pas here.

Janë dhimbjet dhe zhgënjimet e saj të mëparshme, ato që e mësojnë atë të sillet keq, ndonjëherë duke i lënduar të tjerët edhe pa të drejtë. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga ndryshimet tek një femër e lënduar herë pas here.

  1. Fillon të qeshë kur sheh çifte nëpër rrugë

Zhgënjimet e së shkuarës e bëjnë një femër t’i shikojë me dyshim dhe të qeshë përballë çifteve që sheh në rrugë, pasi ajo ka reshtur të besuari se mund të ekzistojë dashuria e vërtetë. Gjithçka që sheh, i duket e shtirur.

  1. Nuk beson tek dashuria e vërtetë

Ndarjet dhe lëndimet e së shkuarës e kanë bërë atë të mendojë se mënyra më e mirë për të ecur përpara në jetë, është duke e kthyer zemrën e saj në një gur dhe të mos ndiejë më asgjë. Sarkazma dhe ironia shndërrohen në mekanizmat mbrojtës të saj në këtë botë mizore.

  1. Ajo humbet respektin për njerëzit

Ka dashuruar dhe respektuar dhe sërish të tjerët luajtën me të. Mirëpo një femër e lënduar herë pas here e ka marrë mësimin e duhur, nuk e bën më “gabimin” për ta ekspozuar shpirtin e saj tek të tjerët. Nuk i beson më askujt, sepse kjo është ajo çfarë i kanë mësuar eksperiencat e saj.

  1. Fillon të shoqërohet me njerëzit e gabuar

Nëse më parë besonte tek mirësia dhe tek njerëzit që dukeshin si të mirë, sot ajo beson komplet në gjëra të kundërta. Është e bindur se çdokush do thjesht ta përdorë, ndaj e jeton jetën si të vijë, shpesh duke u shoqëruar me njerëzit e gabuar, të cilët nuk i sjellin në fund asnjë gjë të mirë.

  1. Një forcë e brendshme e nxit të vazhdojë përpara

Edhe pse zemra e saj është lënduar dhe ka hequr dorë dhjetra herë nga shumë gjëra që i pëlqejnë, sërish një zë i brendshëm i thotë asaj të vazhdojë përpara në jetë, sepse jeta vazhdon pavarësisht gjithçkaje…/bota.al