SHARE

1. Mirësia është çelësi i gjithçkaje

“Ji i sjellshëm, sepse çdokush që takon, është duke kaluar nëpër një betejë”, ka thënë Platoni.

Ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë, nëse dikush po sillet mirë me ty sepse është i mirë, apo sepse po kërkon diçka në këmbim. Platoni na sugjeron që gjithsesi të jemi të mirë dhe të sillemi mirë, pavarësisht se qëllimet e personave të tjerë mund të mos jenë aq të mira.

2. Mendohu përpara se të flasësh

“Njerëzit e mençur flasin sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë, sepse duan të thonë diçka”, është shprehur filozofi në fjalë.

Në ditët e sotme, kur kemi kaq shumë mundësi ku të shprehemi, është paksa e vështirë të ulemi dhe të mos i shprehim mendimet tona. Platoni na kujton se ne duhet të flasim, vetëm kur është e nevojshme.

3. Sfidoji të tjerët

“Ti mund të zbulosh më shumë gjatë një ore lojë me dikë, se sa gjatë një bisede”, është shprehur Platoni.

Ai na mëson se nëse në një situatë ne shtojmë sfidat, atëherë mund të kuptojmë më mirë karakterin e vërtetë të njerëzve. Vetëm në një lojë me të tjerët, ne mund të shohim se si janë ata në të vërtetë, por gjithmonë duhet të luajmë në mënyrë të ndershme, sipas Platonit.

4. Thjesht filloje diçka

“Fillimi është pjesa më e rëndësishme e një pune”, ka thënë Platoni.

Shpesh njerëzit humbasin mundësinë për t’i bërë mirë botës, për t’i bërë mirë vetes, sepse humbasin mundësi nga çdo anë për shkak se nuk nisin të bëjnë diçka për t’i shfrytëzuar ato mundësi. Platoni na sugjeron të qëndrojmë mbi frikën që na ndalon të ecim përpara. Edhe nëse dështojmë, të paktën e dimë se e kemi provuar një herë dhe kemi mësuar diçka. Duke mos filluar, ne nuk mësojmë asgjë dhe mbetemi të penduar se pse nuk e provuam diçka.

5. Bëj gjëra të mira

“Veprimet e mira na japin fuqi dhe frymëzojnë veprime të mira tek të tjerët”, është shprehur filozofi.

Nuk është e vështirë ta bësh botën një vend më të mirë. Ne thjesht duhet të përpiqemi për ta trajtuar më mirë njëri-tjetrin. Të bësh vepra të mira për të tjerët jo vetëm që të bën të ndihesh mirë, por edhe i inkurajon të tjerët të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Nëse e bëjmë vetëm një herë këtë gjë, nuk është e mjaftueshme. Duhet të bëjmë vazhdimit mirë./bota.al