SHARE

Ky vit erdhi e trokiti
Në derën që hapur qëndron kurdoherë
E zhurmat e heshtjes papritur i mbyti
Kur zemra kish kohë që trokitje s’kish ndjerë!

Dhe në letargjinë time të hershme
Mendoja kujtimet që po lija pas
Njerëzit që ikën e kurrë nuk u kthyen
Njerëzit qe akoma kërkonin një shans!

Më vjen çudi me veten time
Si befas rrugët ndamë të dy
Gjithçka më duket skenar i një filmi
Ky vit trokiti por s’të solli ty!

E rrahjet e zemrës do më tregojnë udhët
Udhë të panjohura që as vetë s’i di
Ky vit me hapi shtigje të reja
Dhe pse ti më nuk je aty!

© |Donato Brunga