SHARE

1
Gjërat e nderlikuara janë aq të thjeshta nëse shikohën me dashuri, sepse sado e rëndë të jetë dhimbja, ajo kalohet, besom ajo patjetër kalohet, prandaj o zemer floriri fli qetë edhe atëherë kur mëngjesin e ke milje larg vetës.
Ti duhet të rrish atje lartë vetëm që t’ia zgjasësh dorën atij që e ke poshtë vetës, atij që po i përjeton rrugët e vështira duke harruar edhe kuptimin e frymëmarrjës!
Ahh sikur të kisha mundësi ti tregoja asaj zemer se cdo gjë kalon, se cdo gjë tallet me ne vetëm përkohësisht e mbetët thjeshtë mësim i kaluar, andaj mos merr nxitim për vëndimet që mund ta humbasin destinacionin jetësor, vetëm pse nuk gjete edhe pak durim që ti kuptosh shënjat e jetës. Fjalët marrin fund, kur fundit i është harruar tashmë kuptimi i fillimit… Prandaj mbylli sytë dhe vetëm vazhdo falënderimin e egzistencës tënde, tjerat marrin rrugën e vet. Ti mos u lodh duke dhuruar dashuri edhe atëherë kur nuk merr te tillën në shkëmbim, sepse cdo gjë e dhënë nga ti, të plotëson magjishëm prapë ty!
Unë e kuptoj shumë mirë që duhet kohë t’ia kthejmë kuptimin kohës së humbur, por të lutëm kthej sytë nga vetja, ti je gjithcka e vlefshme që kërkohet të jesh.
Vetëm tek tiktakët e zemrës tënde gjen paqën që mundohësh ta gjesh tek gjërat tjera, sepse ato janë thjeshtë vetëm gjëra dhe të tilla do të mbesin gjithmonë!
2

E veshtire, por jo e pamundur! E dhimbshme, madje shume, po jo e pakalueshme, e edhe pse e paimagjinueshme per ty, ajo eshte e arritshme vetem nese ti vazhdon te dyluftosh me veten per ta mbijetuar endrren tende!
Pak, madje fare pak ka rendesi dhimbja qe ndjen, kur ti ate dhimbje e ngroh me fonemat e qellimit tend.
Nuk ka ligje kur zemra nuk njeh kufi per te vazhduar pa kompromise, nuk ka force qe te ndale kur fryma jote i jep kuptim cdo dritherime qe duket vetevrasese, e aq me pak nuk guxon te kete dyshime per te vazhduar edhe aty ku shpresat jane ne kufi te minimales per t’ia dal mbane.
Thjeshte vazhdo sikur te jete dita jote e fundit duke frymuar per mbijetesen e enderres tende, enderr kjo qe realitetit tend i jep aromen e jetes, e ty, ty qe nuk njeh pengesa te dergon drejt paqes.
Me mire te pesosh disfate duke luftuar me forcat e fundit te cdo qelize, se sa te mbetesh peng ankimesh duke numeruar veten thjeshte si nje me shume ne kete bote!

Nora Krasniqi