SHARE

Njeriu zëvendësohet nga makinat. Makinat bëjnë gjithnjë e më shumë punë. Filozofët më të mëdhenj të botës janë të merakosur se së shpejti se së shpejti makinat do ta bëjnë të gjithë punën. Po atëher cdo të bëjë njeriu? Eshtë e rrezikshme të lësh miliona njerëz pa punë.

Zakonisht njerëzit mendojnë se kur unë të dal në pension, do të pushoj, do të relaksohem dhe do të kënaqem. Por, kur ata dalin me të vërtet në pension, zbulojnë se pushimi është i pamundur, se e kanë të vështirë të relaksohen, meqenëse ata gjatë tërë jetës kanë jetuar pa bërë pushim, në shqetësim, në tension, në vuajtje. Kurse tani, papandehur, thjesht për shkak se ata dolën në pension, trupi i tyre nuk mund t’i ndryshoj shprehitë e vjetra, gjashtëdhjet vite shprehi.

Nuk është aspak e rastësishmeqë pleqtë i nervozojnë dhe i bëjnë të mos e kontrollojnë veten edhe vogëlsirat. Fëmijët e kanë shumë të vështirë të mësohen me pleqtë, -brezi i ri të mësohet me brezin më të vjetër. Hendeku nuk është vetëm në kohë, jo vetëm në dituri; mospërputhja qëndron në atë se plaku nuk ka se cfarë të bëjë; tërë jetën ai ka qenë i zënë herë me njërën punë; herë me tjetrën. Tani ai kërkon gjithandej të merret  me dicka, mirëpo ai nuk di se me cfarë të merret.

E gjithë ajo energji, e cila shkonte për punën, bëhet për të problem, barrë. Ai do të clirohet prej saj, ajo i bëhet e padurueshme, e bënë nervoz, shndërrohet në denim për të gjithë dhe për cdo gjë.

Edhe mendimtarët e mëdhenjë të botës i përmbahen  mendimit se ne duhet t’u sigurojmë pleqve ndonjë punë, thjesht për zbavitje. Ajo mund edhe të mos i sjellë dobi. Mbase  një pjesë e pleqve bën dicka, kurse grupi tjetër të nesermen e shkatërron. Këtë e bën thjesht për argëtim.
Mirëpo pleqëria zgjatet; në Europë nuk është gjë e rrallë që njerëzit janë tetëdhjetë vjec, nëntëdhjetë, njeqind, njëqind e njëzet. Në Bashkimin Sovjetik sidomos në Kaukaz, ka njerëz, mijëra njerëz, të cilët e kanë kaluar kufirin e njëqind e pesëdhjet vjecëve. Dhe ka qindra të tillë që e kanë arritur moshën edhe deri në njëqind e tetëdhjetë vjec.

Së shpejti të gjithë punën do t’u takoj ta bëjnë makinat, meqenëse ata e realizojnë atë më mirë. Më me efektivitet, më shpejt. Atje ku kërkoheshin njëmijë njerëz, tani atë mund ta bëjë vetëm një makinë. Atë punë për të cilën kërkoheshin dhjetë mijë vetë, mund ta bëjë plotësisht një kompjuter. Por cdo të bëhet me ata një mijë apo dhjetë mijë njerëz? Zarathustra thotë se këta njerëz parapëlqejnë të vdesin.

Në të gjithë botën, në vendet e zhvilluara, ekziston një lëvizje, në të cilën pleqtë kërkojnë të drejtën kushtetuese për vetëvrasje- dhe nuk mund të thuhet se ata nuk kanë të drejtë. Ata thonë:
“Ne jetuam mjaftueshëm, dhe ta zvarritësh më tej ekzistencën – është një vuajtje e panevojshme.
Ne duam të pushojmë në varr. Kemi parë shumë gjëra, i kemi provuar të gjitha . Nuk kemi më se për cfarë të shpresojmë, se për cfarë të ëndërrojmë, të dëshirojmë. Dita e nesërme do të jetë për ne e zbrazët dhe e tmerrshme- më mirë të vdesësh”.

Ju nuk jeni i lirë të lindni, por të paktën atyre u duhet dhënë liria për të vdekur, të zgjedhin datën dhe kohën. Kjo duhet të bëhet ndër të drejtat themelore të njeriut.