SHARE

Dëgjonte radion duke mbajtur me njërën
dorë timonin dhe tjetrën vendosur në
faqe.
Ajo melodi mesa dukej e udhëtonte në
tjetër botë, dukej i përhumbur..
Kaluan disa minuta dhe e pyeta:

-Kjo melodi sikur të ka vënë në
mendime?

-Hëm…Jo ! Nē kujtime..

-Ke dëshirë të flasêsh për to??

-Ç’farë vlere do tê kishin nëse
nuk flasim?

-Atëherë më thuaj ku udhetoje tani me
to?

-Mendoja…është e vështirë të jetoj
dikush pa ëndrra pa kujtime.. Gjithashtu
është e vështirë të vdesin
kujtimet, sepse pa to vdesin të
gjitha, kryesorja. Dashuria..
Sidomos dashuria nëse nuk ka kujtime
që të sjellin dhimbje.. Ç’farë vlere do të
kishte?

Qesha..

-Atëherë kjo do të thotē që mendoje njē
dashuri të humbur? Apo të pa jetuar ?

Nënqeshi…

-Jo !Asnjë nga të dyja të kujtosh dikē do
të thotē që vazhdon ta duash…

-Nuk e kuptoj? Kur do dikë je me të nuk
e lë të iki…

-Eh ! Është e vështirë të mendosh si
mund të ndodh kjo. Shumë e lehtë të
paragjykosh ose në të kundërt
të gjykosh.
Të gjykosh dikë sepse është delirant
dhe pa dashje, ngjarjet i marrin tjetër
rrugë..

-Do të thuash ngjarjet ndryshuan
rrjedhën?

-Jo ne ndryshojmë rrjedhën ato nuk
munden pa ne. Ne ndryshojmë jetën
tonë..
Hëm..jetë. Kë jetë ??Atë të pa jetuar..

Këto të fundit dukej sikur i murmuriste
….
Vazhdon..

-Të ndash me dikë
jetën, shpirtin, dëshirat do të thotē.
Kur mërzitesh me të nuk hap derën të
ikësh. Por e merr për qafe e
përkëdhel, qetëson…Për më tepër një
femër, mos harro mënyra e përvetësimit
të gjërave në subkoshiencën
ose koshiencën e saj nuk është e njëjtë me
tonën..

-Ndonjëherë nuk kuptoj mënyrën tënde
të të shprehurit..

-Dua të them shpesh i detyrojmë të
ndihen ndryshe nga ne, të diferencuara.
Natyra e saj është e tillë të mund të
kryejë shumë aktivitete njëkohësisht në
rolin që ka..

-Kjo do të thotē që ti e bëje të ndihej
ndryshe dhe ike prej saj??

-Të ikësh fiziksht është shumë e thjesht
ndodh. Të gjthëve u ka ndodhur. Por …të
ikësh dhe të lësh diku shpirtin është më
tepër se e vështirë..I pëlqente të
përkëdhelej të luante, ndodhte
ndonjëherë të mërzitesha, nevrikosesha
pa arsye..
Dhe nuk i përgjigjesha përkëdheljeve
që dëshironte, ikja shtrëngoja duart
hermetikisht. Mbas kësaj vetvetiu krijohet
një atmosferë e ftohtë gjithçka ngrinë,
avash fillon ftohet, largohet…

-Kjo të ka bërë të ndihesh superior?

-Atëherë po..ndêrsa tani vuaj pendesën
time..Tani po ta kisha do ta bëja të
lumtur mos të ndihej inferiore për gjininë
e saj..
Do ta mbaja në krahë të largoja ritmin e
fobive të saj .Të isha unë strehimi të
fshihej në përkëdheljen time .

-Tani ç’farë do të bësh nëse e takon??

-Nuk do të vija asgjë në pritje do ta bëja
të vraponte si fëmijë të dilte prej
kornizës që i kishin krijuar..
Ah !Edhe diçka të fundit nga unë:
Mos shpërdoro ndjenjat e askujt,
ndoshta është gjithë bota e tyre,
respektoji…
Jeto çdo moment sikur të fundit, mos i
mbyt dëshirat, qesh me zemër. Shiko
perëndimin e diellit dhe lere shpirtin të
udhëtoj, atje….deri në lindje…

Ktheu kokën me gishtin tregues si më
parë, dhe dorën tjetër në timon vazhdoi
udhëtimin…

Silvana Dhori Xhelaj