SHARE

“Të dua edhe atëherë kur çmendesh në histeri xhelozie.
Madje edhe kur bëhesh si budallaqe dhe ma dhunon mendjen me ca teori që vetëm ti di t’i shpikësh.
Do të të dua edhe kur të plakemi e të mendosh se nuk je e bukur më.
Do të vrapoj pas teje, njësoj si ditën e parë, kur sajoja arsye vetëm që të isha pranë.
Ti gjithnjë do të jesh ajo ëndërr nga e cila do të refuzoj të zgjohem .
Ndieje dashurinë time!
Të dua!
Të dua, sepse ti më plotëson!”

“Mos u shmang para asgjëje! Por sprovoje forcën tënde në cdo gjë që ta ngacmon shpirtin, sepse jeta nuk është një proces të cilin duhet ta kalosh në pritje të dickaje që mund të mos vijë kurrë. Shprishe të rëndomten dhe sfidoje përditshmërine! Njeriu duhet te jetoj me pasion dhe me guxim, sepse përndryshe është vetëm spektator në këtë botë!!”

“Pas teje, nuk dua të dashuroj më askënd tjetër.
Jo se nuk do të mundem.
Jo se nuk do të di, por, në çastin kur ike ti, çdo gjë e bukur iku bashkë me ty.
Dua të harroj edhe si dashurohet.”

“Ndiej nevoje ta ndaj me dikë tjetër barrën që më rëndon shpirtin, por e vetmja përgjigje që marr është një fjali ” Mendo pozitivisht” .
Dhe kjo më fyen . Nuk është se nuk jam e aftë të mendoj pozitivisht por më duhet dicka më shumë . Më duhet një mbështetje !”

“E dua një shok afër vetes.
Një që nuk më gjykon.
Një që nuk më bombardon me një milion pyetje.
Një që, vetëm për hatrin tim, do të dehej vetëm me aromën e trishtimit tim.
Një, të cilit pa frikë mund t’ia hap zemrën dhe t’ia tregoj tëgjitha. A ka më shokë të tillë?
Tregomë!
Më duhet vetëm një.”

“Si duhet të sillesh për të mos cënuar krenarinë e një femre :

Eshtë e thjeshtë. Mos harro të shprehësh vleresimin për cdo gjë që ajo merr përsiper. Ta dëgjosh deri në fund. Të marrësh parasysh mendimin e saj. T’i falësh ngrohtësi e përkedheli me po të njejtin përkushtim që ajo të fal ty. Mirëkuptim për dashurinë që kultivon ndaj gjërave të bukura . Ta duash brishtësinë dhe delikatesen e saj. Dhe, mbi te gjitha, respekt për qenien e saj si individ, e me pas si grua .”

“Zonja Z” – Albatros Rexhaj