SHARE

Dhe priste, pritja në heshtjen e gjatë
më pas u lodh…u dorëzua..
Yjet u fshehën këtë natë
dhe Hëna e trembur u largua…
Ti harrove se dashuria
nuk lindi vetëm por me ty..
Se ti ishe gjithësia,
bota e gjithë ishim të dy..

Tani më,
dhe në ëndrra je e paarritëshme,
si qiejtë e largët netëve në vjeshtë.
Të prisja mendimeve të vije,
duke qeshur,ashtu thjesht.
Por ti natës shket si hije
u fshihesh syve dhe vetëm hesht..

Vështirë tashmë të prekësh ,
flokët shpupuritur dendur.
Tani më duken si të huaj,
dikur ishin të shenjtë si tempull…

Silvana Dhori Xhelaj