SHARE

“Nuk është dhuna ajo që më së miri e mund urrejtjen, as hakmarrja ajo që më së miri e shëron lëndimin.”

“E qara nuk tregon që je i dobët. Që kur ke lindur, ka qenë gjithmonë një shenjë që je gjallë, e jeton.”

“Dihet mirë, paragjykimet janë më të vështirë të çrrënjosen nga zemra, dheu i të cilës nuk është pasuruar asnjëherë prej arsimit: ato rriten atje, të forta si barërat e këqia mes gurëve”.

“Asnjë lumturi tjetër nuk është sikur ajo e të qenit e dashuruar nga partneri yt dhe të ndjehesh se prezenca jote është faktor në rehatin e tij.”

“…A mendon se jam një automat? – një makinë pa ndjenja? Dhe që mund të duroj që kafshata ime e bukës të më rrëmbehet nga goja? A mendon se vetëm pse jam e varfër, e panjohur, e thjeshtë dhe e vogël, jam edhe e pazemër dhe e pashpishpirt? Ti mendon gabim! Unë kam shpirt po aq sa edhe ti – e po aq edhe zemër!…”

“Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?
E keni gabim! Kam po aq shpirt sa ju dhe zemrën e kam po aq të madhe! E nëse Zoti do të më kishte dhuruar bukuri dhe pasuri, do t’jua kisha bërë të vështirë të më linit, siç e kam tani unë të vështirë t’ju lë. Tani nuk po ju flas sipas zakoneve, traditave, madje as nëpërmjet trupit vdekatar; është shpirti im që i drejtohet shpirtit tuaj, si të kishim shkuar të dy përtej varrit dhe të qëndronim para këmbëve të Zotit, të barabartë, ashtu siç jemi”

“Çdo pjesë tënden e dua, sikur të më kishte takuar gjithmonë mua, sikur të ishte pjesë e imja. Edhe në dhimbje, edhe në vuajtje, do të të dua njëlloj.”

“Për herë të parë e kam zbuluar se çka vërtetë mund të dua – të kam gjetur ty – ti je simpatia ime – vetja ime më e mirë – engjulli im i mirë – jam lidhur pas teje me një dashuri të fortë.

Mendoj se je i mirë, i talentuar, i dashur; një zjarr, një pasion i rëndë është krijuar në zemrën time; mbështetet tek ti, të tërheq ty drejtë qendrës time dhe burimit të jetës, e mbëshjell ekzistencën time për ty – dhe, me dashuri të pastërt, me pasion të fortë, mua dhe ty na bënë një.”

– Charlotte Brontë“Jane Eyre”