SHARE

“Mos tento ta kuptosh jetën. Jetoje atë! Mos tento ta kuptosh dashurinë. Hyn në të. Atëherë do të dish – dhe e gjithë ajo dije do të vjen nga përvoja jote. Sa më shumë që di, aq më shumë e di se ka mbetur edhe shumë për të ditur.”

“Mos pretendo se e dashuron gruan tënde nëse nuk e respekton atë. Nëse e respekton, vetëm atëherë e dashuron. Nëse nuk e respekton, ti vetëm e shfrytëzon atë; marrdhënia e juaj është e përbërë vetëm nga epshi, jo edhe nga dashuria.”

“Dashuria e ndryshon të gjithë atmosferën e brendshme të qënie tënde. Dhe me këtë ndryshim, e gjithë ekzitenca ndryshohet gjithashtu.”

“Ti duhet të ecësh, dhe ta krijosh rrugën nga ecja e jote; ti kurrë nuk do ta gjesh një shteg të gatshëm. Nuk është kaq e lirë, arritja e realizimit përfundimtar të së vërtetës. Ti duhet ta krijosh shtegun duke ecur vet; ai nuk është i gatshëm, i shtrirë duke pritur për ty. Kjo është njësoj sikur qielli: zogjët fluturojnë, por ata nuk lënë gjurmë të këmbëve. Ti nuk mund ti përcjellësh ata.”

“Duke rënë në dashuri ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri ti piqesh. Tani dashuria nuk është më një marrdhënie, por bëhet një gjendje e qënies tënde. Tani ti nuk je i dashuruar – tani ti je dashuria.”

“Inteligjenca është e rrezikshme. Inteligjenca do të thotë që tit ë fillosh të mendosh vet; të filosh të shikosh përreth vet. Ti nuk do tu besosh më shkrimeve të shenjta; ti do ti besosh vetëm përvojës tënde.”

“Miqësia është dashuria më e pastërt. Është forma më e lartë e dashurisë ku asgjë nuk kërkohet, s’ka kushte, ku dikush thjesht kënaqet duke dhënë.”

“Jeta fillon aty ku përfundon frika.”

“Secili person vjen në këtë botë me një fat të veçantë – ai ka diçka për të përmbushur, një mesazh duhet të dërgohet, një punë duhet të përfundohet. Ju nuk jeni këtu aksidentalisht – ju jeni këtu për një arsye kuptimplote. Ekziston një qëllim mbrapa jush. Gjithësia tenton të bëjë diçka përmes jush.”

“Miliona njerëz janë duke vuajtur: ata duan të jenë të dashur por nuk din të dashurojnë. Dhe dashuria nuk mund të ekzistojë si monolog; ajo është një dialog, një dialog shumë harmonik.”

“Secili fëmijë duhet ta kundërshtoj babain e tij një ditë. Secili fëmijë duhet ta kundërshtojë nënën e tij një ditë. Në fakt, dita kur ju kundërshtoni, është dita kur filloni të bëheni të pjekur – kurrë më përpara.

Prandaj, vetëm fëmijët budallenjë kurrë nuk kundërshtojnë. Fëmijët inteligjent kundërshtojnë me vendosmëri; fëmijët inteligjent i gjejnë njëmijë e një mënyrë për ti kundërshtuar prindërit e tyre.”

“Shoqëria s’ka nevojë për inteligjencë; Shoqëria ka nevojë për njerëz budallenjë. Përse? Sepse budallenjtë janë të menagjueshëm.”

 – Osho