SHARE

Pa ty…

Shumë herë vdiqa, mes fjalëve për ty
Dhe shumë herë, zemra më ngjalli
Në cdo fjalë fshihja,lotët në sy
Kur më béheshin, lot malli

Sa herë kam shkruar dhe i kam fshirë
Mos nga kjo ndjenjë, kështu shpëtoj
Por sa herë shpirti, më sillte tek ty
Ndjehesha, po prap njësoj

Sa fjalë thamë, aq të mira të kemi
Se çdo fjalë, brenda kish’ dashuri
Sa herë të marrë malli, shiko horizontet
Aty do shohin dhe sytë e mi

E në mos paç kohë, a mos dëshirë
Kur dielli të perëndojë, pa ne të dy
Unë me mall, do jem duke të pritur
E duke parë, perëndimin pa ty!

Fleta Satka