SHARE

Më ka marr malli dhe po shkruaj,
Nëse s’e bëj do të ndihem keq…
Është e vetmja mënyrë që ta shuaj,
Këtë mall që ndjej, këtë mall për dreq.

Më mbyt mërzia kur e di,
Që sytë e tu s’do t’i shikoj.
Ndaj mëngjeset janë bërë gri,
Krejt gri edhe rruget ku kaloj.

Më ka marr malli dhe po shkruaj,
Por s’di ç’të shkruaj, o njëri!
– Ajo ma bëri rimën të huaj,
Ajo ma bëri Tiranën gri.

©- Izmir Todaj.