SHARE

“Është menduar se është e padëshirueshme që femrat të tregojnë interesim të hapur për meshkujt, ose që ta shfaqin humorin e tyre tepër gjallërisht. Të mësuar që të mos interesohen për meshkuj, ato mësonin shumë shpesh të mos interesoheshin për asgjë, ose, më së paku, për asgjë përveç për një lloj të sjelljes së mirë.

Të mësosh qëndrimin e joaktivitetit dhe të tërheqjes nga jeta, është e qartë se kjo është të mësosh diçka shumë armiqësore me vrullin dhe të nxitësh në ndonjë lloj të zhytjes në vetvete, gjë që është karakteristike për gratë e denja për respect të madh, sidomos nëse janë të paarsimuara.

Ato nuk kanë interesim për sport, siç kanë meshkujt mesatarë, nuk interesohen për politikë, qëndrimi i tyre ndaj meshkujve është një ftohtësirë e ngrirë, kurse ndaj femrave qëndrimi i tyre është armiqësi e fshehur, e mbështetur në bindjen se gratë e tjera janë më pak të denja për respekt se sa ato.

Lavdërohen se janë të mbyllura në vetvete: me fjalë të tjera, duan të thonë se mungesa e interesimit për krijimin e llojit të njejtë shfaqet tek ato në dritën e virtytit. Për këtë, kuptohet, ato nuk duhet të fajësohen; ato vetëm e kanë pranuar mësimin moral që ishte i zakonshëm nëpër mijëvjeçarë dhe i cili kishte të bënte më gratë.

Ato janë, ndërkaq, viktima për keqardhje, të një sistemi të reprezaljeve, padrejtësinë e të cilit nuk kanë pasur sukses ta kuptojnë. Për gra të tilla çdo gjë që është jofisnike duket e mirë dhe çdo gjë që është fisnike duket e keqe. Në rrethin e tyre shoqërorë bëjnë çdo gjë që ta vrasin gëzimin, në politikë e duan legjislacionin represiv.

Për fat, ky tip i gruas po bëhet gjithnjë e më i rrallë, por është më i përhapur se sa që mund ta marrin me mend ata që jetojnë në qarqe më të emancipuara. Secilit që dyshon në këtë formulim i propozoj të lëshoj disa shtëpi të lëshuara me qira dhe të kërkojë banesë, por të vëzhgojë mirë të gjitha pronaret me të cilat do të takohet gjatë kohës së kërkimit të banesës. Ai do të shohë se ato jetojnë sipas konceptit të grave të shkëlqyeshme që kërkojnë të shkatërrohet çdo vrull jetësorë dhe se, rrjedhimit mendjes dhe zemrat e tyre janë të gjymtuara dhe të rrëgjuara.

Midis virtyteve mashkullore dhe femërore nuk ka ndryshime, ose në njëfarë mase nuk ka ndryshime siç ka predikuar tradita. Për gra si dhe për burra, vrulli është fshehtësi e lumturisë dhe e mirëqenies.”/filozofia.al

Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”