SHARE

“Bëhu i durueshëm me të gjitha gjërat që mbesin të pazgjidhura në zemrën tënde. Mëso të jetosh me pyetjet.” – Rainer Maria Rilke

“Synimi i edukimit totalitar nuk ka qenë kurrë të rrënjos bindje, por ta shkatërroj aftësin për të formuar ndonjë të tillë.” – Hannah Arendt

“Frikësoju profetëve, Adso, dhe atyre që janë të gatshëm të vdesin për të vërtetën, sepse ata i bëjnë edhe shumë të tjerë të vdesin me ta, shpeshherë para tyre. Nganjëherë edhe në vend të tyre.” – Umberto Eco

“Oh të dashuruar! Keni kujdes nga ato ditët e para të rrezikshme. Nëse njëherë e sjellni mëngjesin në shtrat, këtë pastaj duhet ta bëni përgjithmonë, përveç nëse doni të jeni të akuzuar për mungesë dashurie dhe tradhëti.” – Milan Kundera

“Nëse dashuria jonë është vetëm vullnet për posedim, ajo nuk është dashuri.” – Thich Nhat Hanh

“Vetëm sepse dikush nuk ju dashuron ashtu siç ju dëshironi, kjo nuk do të thotë se ai nuk ju dashuron me tërë qënien e vet.” – Gabriel García Márquez

“Triku më i shkëlqyer i djallit është të u’a mbush mendjen se ai nuk ekziston.” – Charles Baudelaire

“Dy testet më të vështira në rrugën shpirtërore janë durimi për të pritur për momentin e duhur dhe guximi për të mos u dëshpëruar me atë që ndeshemi.” – Paulo Coelho

“I gjithi ky që jam ose që ndonjëherë kam shpresuar të bëhem, i detyrohem nënës time engjëllore.” – Abraham Lincoln

“Loja është forma më e lartë e studimit.” – Albert Einstein

“Ke durim për pak kohë; përgojuesit nuk mund të jenë jetë-gjatë. E vërteta është fëmijë i kohës; Shumë shpejt ajo do të shfaqet për ti ndëshkuar ata.” – Immanuel Kant

“Kur një person s’ka mirënjohje, diçka është duke munguar në njerëzillëkun e tij. Një person mundet pothuajse gjithmonë të definohet nga qëndrimi i tij ndaj mirënjohjes.” – Elie Wiesel

“Dhe nëse do të kishe një Zot, vështirë besoj se mund ta ketë një ankth aq të kotë sa të ofendohet nga ata që e dyshojn ekzistencën e tij.” – Bertrand Russell

“Një biznes që nuk bënë asgjë tjetër përveç parasë, është një biznes i varfër.” – Henry Ford

“Disa janë bërë trima vetëm sepse kanë pasur shumë frikë për të i’a mbathur.” – Thomas Fuller

“Problemi me njerëzit që e thonë vërtetë atë që e mendojnë është se ata besojn që edhe të tjerët e bëjnë këtë gjithashtu.” – Khaled Hosseini

“Njerëzit vazhdojnë të flasin për lirinë, por ata nuk e duan saktësisht atë. Ata e duan mos – përgjegjësinë. Ata e kërkojnë lirinë, por thellë në vete, në mënyrë të pavetëdijshme, ata e kërkojnë mos – përgjegjësinë, lejën. Liria është pjekuri, leja është shumë fëmijërore. Liria është e mundur vetëm atëherë kur ju jeni aq të integruar sa që mund ta merrni përgjegjësin për të qenë i lirë.” – Osho

“Ai që nuk beson mjaftueshëm, nuk do të jetë i besuar.” – Lao Tzu

“Unë kritikoj përmes krijimit dhe jo përmes gjetjes se fajtorit.” – Marcus Tullius Cicero

“Sa më e madhe turma, aq më i papërfillshëm është individi.” – Carl Gustav Jung

“Do të sfidoja në një betejë të mençurisë, por e shoh se je i paarmatosur.” – William Shakespeare

“Të jesh radikal do të thotë ti kapësh gjërat nga rrënja.” – Karl Marx

“Nuk mund të ketë krahasim mes asaj që është humbur nga mos – suksesi dhe asaj që është humbur nga mos – tentimi.” – Francis Bacon

“Ata që janë në gjendje të shohin përtej hijes dhe gënjeshtrave të kulturës së tyre, kurrë nuk do të kuptohen, lëre më të besohen, nga masat.” – Platoni

“Dashuria e vërtetë lind nga mirëkuptimi.” – Gautama Buddha

“Ne i rrëfejm mëkatet e vogla vetëm për ti bindur njerëzit se nuk kemi mëkate më të mëdha.” – François de La Rochefoucauld

“Le ti harrojmë me zemërgjerësi ata që nuk na dashuruan.” – Pablo Neruda

“Kur do që e ndjen se duhet ta kritikosh dikë, thjesht kujtoje se jo të gjithë njerëzit në botë i kanë pasur avantazhet qe i kishe ti.” –  F. Scott Fitzgerald

“Aty ku është pushteti, aty është edhe rezistenca.” – Michel Foucault

“I riu duhet të shikohet me respekt. Si mund ta dijm ne se e ardhmja e tij nuk do të jetë e barabartë me të dashmen tonë?” – Confucius

/filozofia.al