SHARE

– DISA…

Disa janë veç njerëz,
Disa janë edhe ndjesi,
Disa janë edhe vuajtje,
E disa janë Dashni.

Disa janë vite t’gjata,
Disa as që mbahen mend,
Disa janë minuta t’arta,
E disa janë Moment.

Disa tjerë s’janë as njerëz,
As vuatje, as ndjesi,
Disa s’janë asnjëra nga këto,
As Moment, as Dashni.

 

– ME DITË

Me ditë me e ndalë kohën,
E me përfitu nga një moment,
nga një shikim,
nga një mendim,
nga një prekje,
nga një knaqsi…
nga një varg, nga një poezi.

Me ditë veten me e harru,
E tjetrin dert m’i pasë,
n’shikim,
n’mendim,
n’prekje,
n’knaqsi…
n’varg, n’poezi.

Dmth…
Me ditë me dashtë

 

Dy Herë Du Me Jetu

Dy herë du me jetu,
Se t’ parën herë s’ dita me dasht,
S’ dita as lotin me e vlerësu.

Dy herë du me jetu,
Se një jetë s’ më mjafton dot,
As sytë e saj me i lexu.

Dy herë du me jetu,
Me i shly gabimet që s’ falen,
e zhgënjim mos me prodhu.

Dy herë du me jetu,
Me i pa prindtë n’ rini,
Që bashkë me u gzu e me u idhnu.

Dy herë du me jetu,
Mos më ik më kurrë nga shpia,
Familjen me karrierë mos me e ndrru.

Dy herë du me jetu,
Se jeta e parë po shkon siç duhet,
Të dytën e dua ashtu siç du.