SHARE

KUR U NDAMË NE TË DY

U ndamë ne të dy,
Në heshtje e lotë.
Nuk u pamë me sy,
Zemrat copë-copë.

Ti e zbehtë meit,
Puthja jote e ftohtë.
Mbeta kandil pa dritë,
Mall djeguri në botë.

Vesa mëngjesore,
Më ka lagur ballë.
S’të kap më përdore:
Jam akull e uj’valë.

Premtimet u shuan,
Fluturuan n’erë.
Emrin tënd përflasin,
Të quajnë pa nder.

Sa dëgjoj emrin tënd,
Më pikon thellë në shpirt;
Diç më shpon tej e tej,
Pse ishe aq e mirë?

Njerëzit e dinë,
Shumë të desha ty.
Dhe të njohin mirë:
Sa vlen kjo për të dy.

Fshehur u takuam,
Po vuaj në vetmi.
Të ta harroj zemrën,
Si të dyshoj për ty?

Po të të takoj,
Pas shumë e shumë vjetesh.
Do të të përshëndes:
Me lotë edhe heshtje.

Përkthyer nga Meri Lalaj

Ti qan

Ti qan e loti vetetin
Qerpikeve te tu;
Elmazi i veses ne agim
Prej vjollces shket ashtu.
Ti bezeqesh,c’i embel gaz
shkendrit ne syte e tu;
Sarifi zbehet n’ate cast
nga flake e tyre blu.

Purpurn e reve ruan ti,
kur dielli perendon
dhe erresira pa kufi
Nis boten e mbulon
Keshtu dhe veshtrimi yt
Djeg rete e shpirtin tim;
Le t’erret!Brenda meje ndrit
I zjarrti perendim!

 

Lord Byron