SHARE

“Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe mund të shprehen me një fjalë të vetme: liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë, shpresë.” – Winston S. Churchill

“Dashuria e pjekur është të dashurosh, jo të të dashurojnë.” – Irvin D. Yalom

“Të dashurosh ose të kesh dashuruar, kjo mjafton. Mos kërko asgjë më shumë. Nuk ka margaritar tjetër të fshehur në këtë errësirë të jetës.” – Victor Hygo

“Ne e gjykojmë veten nga ajo që ndjehemi të aftë se mund ta bëjmë, përderisa të tjerët i gjykojmë nga ajo që tashmë veç e kanë bërë.” – Henry Wadsworth Longfellow

“Unë jam e vetmuar. Nuk e di pse, disa njerëz e mbushin boshllëkun, ndërsa të tjerët vetëm e theksojnë edhe më shumë vetminë time. Në realitet ata që më përmbushin mua janë ata që thjeshtë me lejojnë të jetojë me idenë time për ta.” – Anaïs Nin

“Ju keni nevojë për pushtet vetëm kur dëshironi të bëni diçka të dëmshme, përndryshe dashuria është mjaftushme për të bërë gjithçka tjetër.” – Charlie Chaplin

“Nuk mund ti shtrëngoni duart me një dorë të grushtuar.” – Indira Gandhi

“Unë nuk u besoj atyre njerëzve që e dijn shumë mirë se çka dëshiron Zoti që ata të bëjnë, sepse e vërej se gjithmonë ka koinçidenca me dëshirat e tyre personale.” – Susan B. Anthony

“Lumturia gjithmonë duket e vogël kur e mbanë në duart tua, por lërë të shkojë dhe do ta mësosh menjëherë se sa e madhe dhe e çmuar është.” – Maksim Gorki

“Nuk i bënë mirë asnjë gruaje, lajkatimi nga një burrë i cili nuk ka ndërmend të martohet me të; dhe është çmenduri tek të gjitha gratë, ta lejojnë një dashuri sekrete të marr flakë përbrenda tyre, e cila, nëse është e njëanshme ose e panjohur, mund ta gëlltis jetën e personit që e ushqen;” – Charlotte Brontë

“Gënjeshtari nuk do të besohet madje edhe kur e flet të vërtetën.” – Aesop

“Uji i turbullt më së miri pastrohet duke e lënë të qetë.” – Alan W. Watts

“Suksesi është një mësues i keq. Ai i josh njerëzit e mençur të mendojnë se ata s’mund të dështojnë.” – Bill Gates

“Koinçidenca është mënyra e Zotit për të mbetur anonim.” – Albert Einstein

“Ata e turbullojnë ujin për tu dukur më i thellë.” – Friedrich Nietzsche

“Shpresa është rrënja e secilit dëshpërim.” – William Shakespeare

“Zoti i jep arrat, por ai nuk i thyen ato.” – Franz Kafka

“Një njeri që privilegjet e tij i vlerëson më shumë se parimet e tij, shpejt i humb të dyjat.” – Dwight D. Eisenhower

“Një rreze e vetme dielli mjafton për ti larguar shumë hije.” – Francis of Assisi

“Atje ku injoranca është zotëruesi ynë, nuk ka asnjë mundësi për paqe.” – Dalai Lama/filozofia.al