SHARE

Të humba shekuj më parë
dhe të gjeta në facebook
në profilin tënd dukesh si Xhokonda
vështron tërthorazi me diç të mistershme
nëpër duar, je e bukur
je martuar, je bërë me fëmijë
ke vizituar Kordobën dhe qytete të tjera
dhe ke huq të flesh gjer vonë

ke 2457 miq
ke flokë më të gjatë
ke një tatuazh që ngjan si indian
ke një mori gjërash që dje s’i kishe!
Asgjë nuk kishim dje
ishim kaq të rinj
besonim se bota një copëz qe.

Edhe unë kam krijuar një jetë timen
çdo ditë buzëqesh
merrem me joga e kam vënë bark
nga mishi dhe birrat
dhe herë pas here, një siguri e çuditshme
më shtyn drejt facebookut
pakëz të të shoh.

Përktheu Beti Njuma