SHARE

Ji aq i moralshëm sa edhe armikut tënd t’i vijë turp që është armiku yt.

***
Burrëri s’do të thotë të kesh supe të gjerë.
Burrëri do të thotë t’i dalësh për zot dikujt që mbështet kokën në supin tënd.

***
Ne nuk lamë askënd në mes të rrugës bir.
Ata që mbetën pas, ose nuk mbërritēn dot shpejtësinë tonë, ose njerzillëkun…

***
Ai që në herën e parë të plagos,
Në të dytën të vret, biri im.

***
Që trupi yt të flerë shtrirë nën tokë,
Mbi tokë duhet të qëndrosh drejt…

***
Nuk është ashtu vëlla!
Armiku është qitës i verbër,
Vetëm miku e di mirë ku të të qëllojë.

***
Dikujt thuaji një fjalë të atillë që
Ose t’i japësh jetë, ose t’a vrasësh,
Por kurrë t’a lësh të plagosur…

***
Ndonjëherë bir, që gjërat të shkojnë në vijë, s’duhet të shtrëngosh grushtin. Duhet të hapësh pëllëmbën dhe ato që ke aty t’i lësh të fluturojnë në ajër. Dhe duhet të presësh bir, të presësh që të kthehen mbrapsht.

***
Unë humba më tepër nga sa pata…

***
Kam kuptuar se shumë njerëz, nevojën e trupit për uje e kapërcejnë duke lëpirë atë që pështyjnë, bir.

***
Dashuri do të thotë të lagesh nën shiun e dikujt dhe të mos thahesh dot në diellin e dikujt tjetër.

***
Nëse ka tradhti në sy,
Mos kërko besnikëri në fjalë, bir.

***
Nga miku më i mirë lind armiku më i keq.

***
Gjëja më e lehtë në jetë është të merresh me fjalë.
Më e vështira, të njohësh vetveten…

***
Nëse ti e fal armikun tënd, vëlla,
Do të të vrasë edhe një herë…

***
Ti lutesh për vete, unë për ata që dua…

***
Trimat vdesin vetëm njëherë bir,
Frikacakët përditë…

***
Momenti kur ti je i sigurt që do të fitosh,
Është momenti kur je më i pambrojtur se kurrë..

Përktheu Rozana Belli