SHARE

“Dashuri e llastuar”

Flasim si dy të huaj
në një breg liqeni rishtazi
ndodh të kalojnë muaj
e fjalët tona të mbajnë zi

Flasim si dy të rritur
ne stolin tonë të inateve
koha kalon pa e ditur
në pjesët e vrara të fateve

Flasim si dy fëmijë të grindur
në vendin tonë me kërshëri
me raste heshtim të bindur
e në fund flasim përsëri

“Trokitja e fundit”

E bukur sa kujtimet e verës
realitet i largët si një punë pa mund
edhe këtë herë i jap një trokitje derës
poezin ta marrin si një fillim me fund

E brishtë si bora që bjen
Në ëndrrat e thyera plot zemërim
edhe këtë herë një mendim më vjen
asaj t’ia plotësoj të fundit premtim

E ftohtë sa dielli i dimrit
në zemer përgjithmone më qeshi
edhe këtë herë shpendi i mërgimit
më thotë se as rastësia nuk na deshi!

“Shpresë, jo fat”

Dëshirat t’i treti era
e ëndrrat në atë gjumë qëndruan
qëllimet ikën si trokitje e shuar te dera
e fatet qeshën se kundër u munduan,
rrugën kërkove i lodhur
si një jetë në mungesë,
ece, u dërrmove,
por e gjete pa u humbur
me pak shpresë.

“Ty”

Ty që as anija e fundit nuk mujti me ti
marr shpresat, ty që as dallga ma e
madhe nuk mujti me t’mblu at pjesë
që t’shndrit, ty që dashuron e nuk i fsheh
mbresat, ty që lufton e nuk nxjerr asigja
n’dritë, ty që indiferencen e more pa
përtesë e zemren e dhe me lehtësi, ty
që andrrat i le n’harresë por shpirtin
kurrë nuk provove me e shit…

Antonion Pjetraj