SHARE

Të lutëm, më thuaj ku nuk je,
Në ç’vënd të mos jem mungesa jote,
Ku mund të jetoj pa të kujtuar,
e ku të të kujtoj, pa ndjerë dhimbje.

Të lutëm më thuaj, në ç’boshllëk
Hija jote nuk mbulon qëndrat;
Ku vetmia është e imja,
Dhe jo ndjenja që ti ke ikur shumë larg.

Të lutëm, më thuaj në ç’rrugë,
Mund të ecë, e të mos jem duke shkelur mbi hapat e tua,
Ku mund të vrapoj e të mos jem duke të kërkuar;
Dhe ku të pushoj nga trishtimi.

Të lutëm, më thuaj cila është ajo natë,
Që nuk e ka ngjyrën e vezullimit tënd,
Cili është ai diell, që e ka dritën aq të vetmuar,
Dhe jo ndjenjën që ti më thërret.

Të lutëm, më thuaj ku ta gjej atë det,
Që nuk do lejojë fjalët e tua të më përshpërisin në vesh.

Të lutëm më thuaj në ç’cep,
Askush të mos ma shohë trishtimin;
Me trego për boshësinë e jastekut tim,
Që kokën tëndë nuk e ka mbeshtetur.

Të lutëm më thuaj ç’natë,
Në të cilën do të vish, të shikosh mbi ëndrrat tua;
Se nuk mund të jetoj, sepse më mungon;
Dhe që nuk mund të vdes, sepse të dua./filozofia.al

– Gustavo Alejandro Castiñeiras

(Shqipëroi Albert Bikaj)