SHARE

Mbasdite si të gjithë të tjerat…

Nuk e di por kam një dhimbje koke të pa durueshme,jo si herë të tjera.

Kur dua të shkruaj të vërteta më kap papritur kjo dhimbje.

Më quajnë Femër …

Kështu quajnë gjininë time…

Shikoj të evolojnë dhe të ndryshojnë bota,

rrugët, njerzit… Madje dhe stinët kanë ndryshuar nuk janë të njëjta si dikur…

Por femra jo…

Ajo vazhdon të jetë e njëjtë pêr shoqërinë e “emancipuar…

Ika nga qyteti i lindjes para shumë vitesh.

Një valixhe,një pashaportë ,shumë ëndrra..

U futa në një anije, si sot…

Tjetër shtet, tjetër qytet i ndërrova të gjitha,edhe punën, kolegët, ambiciet,

ëndrrat…

Vetëm qënien femër nuk munda të ndryshoj. Është e njëjtë kudo… nuk ka shtetësi…

Mesa më kujtohet vetja ime qysh fëmi… kur dëgjoja fjalën…

Femër…

Nuk kuptoja por shikoja si trajtohej, sa vlerësohej, sa fliteshin rreth saj…?

Emancipimi i gruas! Por sa real është ky?

Ndonjëherë harroja që edhe vetë unë isha femër. Shikoja filma femra kudo në përparësi, në çdo fushë. Mendoja si ka mundësi sepse kur shkoja në fshat tjetër pamje më shfaqej. Gra të ngarkuara me dru në kurriz, trëmbesha, një figurë e frikshme…

Ashtu sikur kafshët mjet transporti…Makinë për shumëzim i familjes, makinë larëse, mbartëse e ujit me kotruve…

E çfarë të kujtoj më parë???

– Thua të jemi kaq të prapambetur??

Jemi europian, perëndimor???

Në çfarë shkalle të emancipimit kemi arritur??

Kemi ecur para shumë përpara. Dikur kishin litar me dru. Sot… Sot e kanë në fyt, përditë dhunohen, përdhunohen,vriten.

Ky është emancipimi ynë, civilizimi.i pranueshëm nga të gjithë nga vetë shoqëria…Jemi spektatorë…

Shkruaj mendimet fluturojnë si gjethet në vjeshtë…

Shikoj të eci zbathur në pluhurin e tyre, mendoj…

Asnjëherë nuk u kënaqa me pak, asnjëherë nuk më pëlqyen gjërat e thjeshta…

Kjo ndoshta ndodh sepse quhem Femër.

Flirtoj me jetën, me diellin me gjithçka mbreslënëse.

Më quajnë femër, më dhëmb koka kur shkruaj të vërteta …

– Çdo të thotē të jesh femër??

– Nuk e di…

– Femër do të thotē të jesh gjithçka edhe asgjë… Nuk është diçka fikse është relative, por efikase… Është qetësi shpirti sepse kanë fjalēn e hidhur të ëmbël.

Sepse pak apo shumë durojnë, falin. Sjellin jetën në jetë… Përse jo edhe dashurojnë….

Një faleminderit që jam e tillë. Kjo është jeta në fund të fundit. Të gjithë meritojmë diçka prej saj…

Më quajnë femër!!

Më dhëmb koka këtë mbasdite si çdo here, si përherë kur shkruaj të vërteta …

Dhe tani do ulem të pi një kafe… i thash por kam edhe shumë të tjera për të thënë ….

 

– Silvana Dhori Xhelaj