SHARE

“Matja e vërtetë e njeriut nuk është pozicioni që ai e mban në momentet e rehatisë dhe komoditetit, por ku qëndron ai në kohën e sfidave dhe grindjeve.” – Martin Luther King Jr.

“Çdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë”. – Ella W. WILCOX

“Mbase ndjenjat që përjetojmë kur jemi të dashuruar pasqyrojnë një gjendje normale. Mbase të jeni të dashuruar tregon se si duhet të jetë një njeri në të vërtetë.” – Anton Chekhov

“Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën”. – John Lennon

“Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda”. – Johann Volfgang von Goethe

“Në një vend të qeverisur mirë, varfëria është diçka e turpshme; Në një vend të qeverisur keq, pasuria është diçka e turpshme.” – Confucius

“Me gjasë nuk ka asgjë më të mirë që e prodhon paqen, se sa përgatitja për tu përballur me armikun.” – George Washington

“Prodhimi i shumë gjërave të dobishme, rezulton me krijimin e shumë njerëzve të padobishëm.” – Karl Marx

“Është preokupimi për posedime, më shumë se çdo gjë tjetër, ajo që na pengon për të jetuar lirshëm dhe me fisnikëri.” – Bertrand Russell

“Është e pamundur për t’i shpëtuar përshtypjes se njerëzit përgjithësisht përdorin standarte të gabuara të matjes – se ata e kërkojnë pushtetin, suksesin dhe pasurinë për veten dhe e admirojnë atë tek të tjerët dhe se ata e nënvlerësojnë atë që është vlerë e vërtetë në jetë.” – Sigmund Freud

“Edukimi është pasaporta e jonë për të ardhmen, sepse e nesërmja u takon atyre që përgatiten sot për të.” – Malcolm X

“Njeriu është e vetmja krijesë për të cilën ekzistenca e vet është një problem që vetë duhet ta zgjidh.” – Erich Fromm

“Zoti i ka krijuar femrat vetëm e vetëm për t’i zbutur meshkujt. Vajzat mësojnë të ndjenjë më me lehtësi nga ç’mësojnë burrat të mendojnë.” – Voltaire

“Një gjë të cilën ne kurrë nuk mund ta kemi mjaftueshëm është dashuria. Dhe një gjë të cilën ne kurrë nuk mund ta japim mjaftueshëm është dashuria.” – Henry Miller

“Njëri ndër paradokset më të mëdha të jetës është se vetdijësimi e ushqen ankthin.” – Irvin D. Yalom

“Kreativiteti është aroma e lirisë individuale.” – Osho

“Në dashuri, ne kemi nevojë ta praktikojmë vetëm këtë: të mësojm ta lëmë njëri – tjetrin të shkojë, sepse për ta mbajtur është e lehtë – për këtë s’kemi nevojë të mësojmë asgjë.” – Rainer Maria Rilke

“Një mik i vjetër ikën, një i ri vjen. Është njësoj sikur me ditët; Një ditë e vjetër ikën përderisa një e re paraqitet. E rëndësishme është ti bëjmë ato kuptimplote; një mik kuptimplotë ose një ditë kuptimplote.” – Dalai Lama

“Ne jemi më afër për ti dashuruar ata që na urrejnë se sa ata që na dashurojnë më shumë se sa ne dëshirojmë.” – Francois de La Rochefoucauld

“Pushteti më i madh në botë është rinia dhe bukuria e një gruaje.” – Chanakya

“Problemi në jetën publike është të mësosh ta mposhtësh terrorin. Problemi me jetën martesore është të mësosh ta mposhtët rutinën.” – Gabriel García Márquez

Përgatiti: Filozofia.al