SHARE

Ty do të të kujtoj,
atëherë kur gjithçka tjetër të kem harruar,
Ti me mua ishe gjithmonë e vërtetë.
Ti për mua ishe ngahera më e mira.
Kur nuk ka më gjë tjetër,
ti hyn drejt e në thelb,
shumë më shpejt se kushdo që kam njohur.
Kur jam fare vetëm
në të madhen të panjohur,
ty do të të kujtoj.

Ty do të të mbaj mend,
në fund të rrugëtimit.
Sa gjëra kisha për të bërë
dhe sa pak kohë që të dështoja.
Seç janë disa njerëz, që
dot nuk i harroja.
Edhe pse vetëm mund t’i kesh parë
një herë apo dy.
Kur vyshken trëndafilat
dhe unë në hije rri,
ty do të të kujtoj.

A s’u përpoqa, a nuk u përpoqa të të dashuroja?
A s’u përpoqa, a nuk u përpoqa të të doja?
A nuk fjeta, a nuk qava pranë teje
kur shiu të frynte e të njomte flokët?

Ty do të të kujtoj,
kur era të fryjë mes pyllit me pisha,
ishe ti ajo që i re drejt e në thelb,
ishe ti ajo që e kuptoi fort mirë
megjithëse unë s’e them dot kurrë,
se e bëra në atë farë mënyre
që ti do të më kishe dashur ta bëja.
Në fund fare,
e dashur dhe e ëmbla mike
ty do të të kujtoj.

Përktheu Edvin Shvarc